31 Mars 2024, 20:46
Nga S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen nga ajo që e quan shfarosja e vendit që sipas tij vjen nga qeverisja e Edi Ramës. Gjatë fjalimit në tubimet e përditshme poshtë banesës së tij, Berisha foli rreth uljes së popullsisë dhe numrit të lartë të emigrimit.
Ai thotë se se kjo që po ndodh nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori. Berisha tha se përveç murtajës askush tjetër përveç Edi Ramës nuk I ka shfarosur shqiptarët nga toka e tyre.
Deklarata e Sali Berishës:
Të dashur miq! Pas bisedës së mbrëmshme me ju, unë zhvillova një bisedë me një grup demokratësh në Kanada dhe atyre u bëra thirrje si shqiptarë të vërtetë të marrin kthesën, në kuptimin që të ngrihemi kudo që jemi kundër këtij regjimi antishqiptar Të ngrihemi të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë qenien tonë.
Por si erdhi kjo mynxyrë e vërtetë, që lindshmëria e një kombi që vetëm 10 vite më parë rritej nga viti në vit me banorë, e një kombi që ishte rreth 3 milionë banorë në vitin 2013, të ketë sot në vitin 2024, lindshmërinë që ka patur në vitin 1934. Çfarë ndodhi me shqiptarët këto 10 vite.
Të dashur miq! Sonte do të ju rikujtoj një thënie të një personazhi të Remarkut i cili i thotë bashkëbiseduesit të tij; këtu në qytetin tonë kur thonë se u vra një njeri, qyteti merret me jetën e tij, me familjen e tij, me dhimbjen, zinë që krijoi. Me atë që la mbrapa, me veprat e mira që bëri dhe çdo gjë tjetër. Por i thotë se në qytetin tim, kur thuhet se u vranë 1 milionë ushtarë, i harrojnë dhimbjet njerëzore, gjakun e derdhur, gratë e veja, fëmijët jetimë, nënat pa djem dhe merren me milionin. Humbasin ndjeshmërinë. Nga zemra u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi se kjo që po ndodh me ne nuk ka ndodhur kurrë në histori, ndofta përveç murtajës së zezë nuk ka shfarosur gjë tjetër shqiptarët nga toka e tyre më shumë se Edi Rama dhe regjimi i tij.
sali berisha partia demokratike
Politike
31 Mars 2024, 20:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme tha se sot ...
Politike
31 Mars 2024, 19:58
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët Lushnje dhe Selenicë. Procesi sipas PD ësht...
Politike
31 Mars 2024, 16:04
M.B
PD
TIRANA- Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të saj për deputet. Në një njoftim pë...
Politike
31 Mars 2024, 15:32
M.B
Flamur Noka
GJIROKASTRA- Sekretari i Përgjithshëm të PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim me drejtues t...
Politike
31 Mars 2024, 13:06
I.A
Tirana Parking
TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje se si '5D Konstruksion' ka fituar tenderat e nxjerra nga Bashkia Tiranë për dr...
Politike
31 Mars 2024, 12:35
I.A
SPAK
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK ndaj drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Re...
Politike
31 Mars 2024, 12:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj ka publikuar një foto nga spitali ditën e sot,e. Ai dje iu n&eum...
Politike
31 Mars 2024, 12:35
h.k
Foto ilustruese
GJIROKASTËR-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjirokastra tha se kjo qeveri është e zhytur në zu...
Politike
31 Mars 2024, 12:18
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Dosja.al Ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK kundër drejtorëve të Bashkisë...
Politike
31 Mars 2024, 12:01
I.A
Mariglen Qato
TIRANË- Detaje të reja ka zbardhur Dosja.al, nga dosja hetimore e SPAK ndaj shoqërisë 5D dhe drejtorëve të...