Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shprehet më tej se gjyqtarja publikisht e ka mohuar që ka pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa.

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për mëdiat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Berisha ka akuzuar sërish për mashtrim, gjyqtaren Irena Gjoka.
Ai ka ndarë me gazetarët dhe një dokument që sipas tij vërteton se Irena Gjoka është dënuar dhe dëbuar nga shteti i Greqisë. Berisha shprehet më tej se gjyqtarja publikisht e ka mohuar që ka pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa.
"Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit. Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari.
A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë. A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra. Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa.
Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë. Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.
Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek. Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek. Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky. Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia. Ndërkohë unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se ajo është dënuar me tre muaj burg. Pra, siç e shihni, gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë. Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja.", tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht p&eum...
Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lid...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&c...
Maqedonci KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për sigurinë në vend. I pyetur për nj&eum...
belind kelliçi TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është ...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani". Në seancën e sotme pritet të vendos...
Foto ilustruese KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 18-të në përpjekje për t’u konst...
Nicusor Dan RUMANI- Kryebashkiaku qendror i Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili është zotuar të luftojë korrupsionin dhe është i...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të vo...