LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama firmosi grabitjen e Portit të Durrësit dhe vodhi 122 mld lekë! Kur një shefe kabineti ka 700 mijë euro, imagjinoni miliardat e Josifit

Ai përmendi largimin e shqiptarëve nga vendi dhe për këtë gjë fajësoi kryeministrin Edi Rama. 

6 Shkurt 2023, 19:33 Nga F.M
Berisha: Rama firmosi grabitjen e Portit të Durrësit dhe vodhi 122 mld
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e LDGSH-së. Këtë pasdite, para anëtareve të LDGSH-së, Berisha tha se PD-ja prej 10 vitesh është në opozitë dhe se kjo gjë solli një fatkeqësi të madhe kombëtare. Ai përmendi largimin e shqiptarëve nga vendi dhe për këtë gjë fajësoi kryeministrin Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Shpreh mirënjohjen, falënderimin tim për ju, për të gjitha anëtarët e Lidhjes Demokratike të Gruas, që keni dhënë dhe jepni në përpjekjet e kësaj partie, për rivendosjen e pluralizmit politik. Kontributin që keni dhënë në të gjitha periudhat e vështira dhe të suksesit të saj. Tani ne vijmë në një fazë të një rëndësie jetike për demokracinë dhe për vendin. Për një seri shkaqesh, PD-ja prej 10 vitesh është në opozitë. Por ky dhjetëvjeçar solli një fatkeqësi të madhe kombëtare. Se një parti në opozitë mund të rrijë edhe 10-12 vite. Ndodh në vendet demokratike ku qeveritë perfomojnë. Por kjo qeveri pas 10 vitesh ja doli të vendosë monizmin në Shqipëri, ja doli që kryeministri i vendit të vendosë nën kontroll të gjitha pushtete. Ja doli të shndërrojë drejtësinë në një degë të ekzekutivit dhe për fatin më të keq të vendosë kontroll dhe mbi opozitën. Në këto përpjekje, duhet ti themi gjërat haptas, ai nuk qe i vetëm. Në këto përpjekje për fatin më të keq, ai pati mbështetje të fuqishme të personave shumë të fuqishëm me të cilët projektoi shkatërrimin e opozitës. Për fat të keq, këta persona kësaj here ishin nga partneri ynë kryesor, vendi që frymëzon më shumë se çdo tjetër për pluralitet, kontroll pushtetesh, liri dhe të drejta qytetarësh, vendi që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Edi Rama ka shfrytëzuar korrupsionin, metoda të tjera në mënyrë që të luftojë në kundërshtim me çdo parim, çdo vlerë opozitën shqiptare. Ju bëni një bilanc sot. Ka qëndruar në pushtet si një pushtues, si një njeri që urren këta njerëz. Statistika e këtyre tre ditëve të fundit, tregon se nga Shqipëria nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022 për në hapësirën e BE-së janë larguar 935 mijë shqiptarë, pothuajse 1 milionë. Nuk përfshihen ata që janë larguar për në SHBA, Kanada, Norvegji, Zvicër, Angli e vende të tjera. Nuk ka komb tjetër më shpesëvrarë se kombi ynë. Asnjë luftë, lokale, rajonale apo botërore nuk ka arritur të pakësojë me të paktën 33% një komb, asnjë luftë. Maksimumi kanë humbur polakët në luftën e Dytë Botërore, 20% të popullatës gjatë viteve të luftës. Edi Rama ka arritur ta çojë Shqipërinë para alternativës, të jetë apo të mos jetë. Çdo ditë e tij në pushtet është ndëshkim për çdo shqiptar, çdo ditë. Një person i përmbajtur në vjedhje, në kulmin e damkosjes së tij në gjithë botën, firmoste marrëveshjen për grabitjen e pasurisë publike numër një të shqiptarëve që është Porti i Durrësit, me offshoret e tij, që është vetë me suitën e tij. Në kulmin e varfërisë vjedh e shpërdoron sipas KLSH-së në 9 muaj, 122 miliardë lekë. Me këto para 2/3 e tyre, rrogat e shqiptarëve çdo vit mund të dyfishohen, pensionet e shqiptarëve mund të dyfishohen. Kurse ato përfundojnë në tubat e ajrimit, kontot orffshore të Edi Ramës. Imagjinoni ju kur një punonjëse, shefe kabineti gjendet me 700 mijë euro, sa kanë ministrat. Ku i kanë fshehur, ku i kanë çuar, sa ka Edi Rama, sa ka Olsi Rama, ortaku i të gjitha aferave të mëdha, përfshi vjedhjen me Amant Josifin të 2.2 miliardë eurove të qytetarëve evropianë me call centerat.

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen