Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha theksoi se në vjeshtën e 2013 Rama ka kërkuar në Londër që t’i shtyhej vendit dhënia e statusit kandidat për në Bashkimi Evropian, vetëm që kjo të mos paraqitej si arritje e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë
TIRANË- Kryedemokrati Salui Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vepruar kundër interesave të integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha theksoi se në vjeshtën e 2013 Rama ka kërkuar në Londër që t’i shtyhej vendit dhënia e statusit kandidat për në Bashkimi Evropian, vetëm që kjo të mos paraqitej si arritje e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Berisha e cilësoi këtë veprim si një skandal politik dhe si një akt që, dëmton aspiratën europiane të shqiptarëve. Kryedemokrati theksoi se zyrtari britanik kishte mbetur i habitur nga kërkesa dhe kishte marrë shënime, ndërsa më pas drejtori i tij ia kishte transmetuar informacionin ambasadorit shqiptar, i cili kishte deklaruar se një takim i tillë nuk kishte ndodhur kurrë në përvojën e tij diplomatike.
'Mendoj se komuniteti ndërkombëtar ka folur shumë qartë. Për një seri vendesh të BE, shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit. Pa shtet ligjor, nuk ka integrim. Por mjerisht, ka edhe tek tuk të tjerë, të cilët nuk bëhet fjalë që Shqipëria të jetë me shtet ligjor as pa shtet ligjor anëtar i BE. Ndaj dhe mbështesin variantin Vuçiç-Rama. Variantin e marrëveshjes tregtare, pa marrëveshjen politike, domethënë sui generis, marrëveshje që mund t’i ofrohet Tunizisë, mund t’u ofrohet shumë vendeve, tregti, tregti. Por kjo që ndodh është në kundërshtim flagrant me aspiratat e mbarë shqiptarëve. Të gjitha studimet tregojnë se qytetarët shqiptarë mbështesin fuqishëm procesin e integrimit. PD është zëdhënëse e këtyre aspiratave.
Për kohën që ishte në pushtet, ajo ishte një lokomotivë e pandalshme e procesit të integrimit. Në historinë e vendit, procesin e integrimit e ka ndaluar vetëm Edi Rama. Ju kujtohet mirë në vitin 2012, kur KE rekomandoi statusin e kandidatit dhe ishin tre ligje për t’u votuar, Edi Rama, pasi ra dakord me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të KE për votimin e tyre, nuk i votoi ato. Dhe ta dinë shqiptarët, nuk i votoi, por si faqezi që është, se nuk ka pasur Shqipëria njeri më faqezi se ai, ai ndërmori në vjeshtën e vitit 2013, pasi fitoi zgjedhjet, udhëtimin më të turpshëm të një kryeministri në historinë e vendit. Shkoi në Londër si kryeministër dhe kërkoi takim vetëm me drejtorin e Foreign Office për rajonin. Pala britanike i tha se nuk mund të ndodhë kjo, se në ato protokollet tona, një kryeministër nuk mund të pritet nga një drejtor në Ministrinë tonë të Jashtme. Prandaj urdhëro, ta lartësojmë takimin dhe ti sigurisht do pritej.
Jo, tha, nuk dua. Dhe të gjitha këto janë me dëshmitarë, ta dinë shqiptarët. Si përfundim, pala britanike gjen një zgjidhje praktike. Nuk e pret ai në zyrë, i shkon në hotel Edi Ramës. Dhe cila ishte kërkesa e tij? A mund ta imagjinoni ju? Kërkesa e tij ishte, na e bllokoni statusin e kandidatit tani dhe na e jepni pas 6 muajsh, që të mos duket se po e marrim nga qeveria që ishte. Absolute kjo që u them unë. Ai mori shënim. I habitur shumë drejtori, por drejtori menjëherë ia transmetoi ambasadorit tonë që nuk ishte i ftuar në takim. I tha, ky takim në jetën time nuk ka ndodhur kurrë. Ky është, çfarë do epiteti t’i vësh këtij, i turpëron fjalët me këtë njeri. Dhe ky sot tani, ky që shkoi dhe e shtyu vetëm që të mos dilte se ishte puna e PD, sepse ne i humbëm zgjedhjet dhe menjëherë i votuam tre ligjet, nuk më shkonte mendja kurrë që t’ia kthenim me të njëjtën monedhë atij.
Dhe ky tani shkon dhe lobon që të shtyhej statusi, në mënyrë që të mos i binte si meritë PD-së. E treguar këtë shembull thjesht për t’u treguar shqiptarëve se çfarë llumi njerëzor është ky. Po këtë që bën sot, për t’ua ndërruar pasaportën evropiane me pasaportën e Serbisë, është akti i tradhtisë më të lartë kombëtare pas tradhtisë që i bëri Enver Hoxhës, Kosovës në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Sot, interesi suprem kombëtar i shqiptarëve është integrimi i Shqipërisë në BE. Ky është interesi kombëtar. Dhe ky e shkelmon këtë interes vetëm për interesat e tij,' tha Berisha./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se projekti për portin n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar sit...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po përdor mandatet e mazhorancës për të goditur ...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se, qeveria do të vijojë me ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se shteti po monitoron çmimet e karbura...
Erion Veliaj DURRËS- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar ditën e sotme aktet hetimore për kryebashkiakun e arrestuar Erion Vel...
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore me kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të një editoriali...
Blendi Klosi TIRANË- Blendi Klosi deklaroi se mbështetja e Partisë Socialiste për drejtësinë e re nuk ka munguar ...
Blendi Klosi TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar se deri më 12 qershor do t...
PS TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars. Mësohet se kjo datë u vendos ditën ...