Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tij gjatë orëve që ishte i rrëmbyer vrasësit seriale ia mbyllën gojën.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat u shpreh se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima u mbajt disa orë i rrëmbyër dhe se policia po mashtron. Sipas tij gjatë orëve që ishte i rrëmbyer vrasësit seriale ia mbyllën gojën. Berisha u shpreh se kështu ka ndodhur edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
Ai thekson se pse ndaj tij hidhen akuza njëra pas tjetrës akoma nuk e tregon të vërtetën. Berisha gjithashtu ka shtruar disa pyetje ndaj kryeministri Edi Rama. Ai pyeti nëse ka qenë Rama ai që kërkoi shkarkimin e Shimit pas paraqitjes në SPAK. Berisha gjithashtu u shpreh se a mundet të ballafaqohet ai me Shimën dhe nëse nuk mundet kjo tregon se ai është pjesë e kësaj ngjarjeje.
"Pra, policia mashtroi paturpësisht. Ishte në jug, tha. Policia kishte të gjitha mundësitë në qoftë se policia e lokalizoi atë tek Qyteti Studenti, por pastaj u tha hiqni dorë nga kjo, çojeni në Elbasan.
Hajdeni merreni vesh tani se ku... Por një gjë del e sigurt, që ky për disa orë u mbajt peng në një bodrum mafie, vrasësish serialë, në të cilën atij iu mbyll goja. Ai ka dalë, është në shtëpi. E ka qepur gojën njëlloj si Lefteri, i cili pas kërcënimit që i bëri Poja, pret me durim dajak pas dajaku, akuzë pas akuze dhe nuk u thotë shqiptarëve të vërtetën.
Pra, cili ishte skenari? Ishte skenari zhdukja e tij përfundimtar apo vetëm qepja e gojës, faktikisht cilido që të ishte, kodi i mafies, Omerta mbizotëroi. Tani unë kam disa pyetje për Edi Ramën. 1.Cilat kanë qenë motivet e kërcënimit tuaj ndaj Daniel Shimës? 2.E urdhërove ti Mirlinda Karçanajn ta shkarkojë atë sapo doli nga Skapi dhe pse? 3.Ke dijeni ti për regjistrimin ambiental në të cilin Gerond Meçe pohon se të gjitha tenderat në AKSH i përcakton baxhanaku dhe bashkëshortja jote, Linda Rama?
4.Je i gatshëm të ballafaqohesh me Daniel Shimën pas kësaj situate? Në qoftë se ta mban. Përndryshe, me Agasin je autor kryesor i këtij akti i terrorizmit shtetëror të realizuar sigurisht nëpërmjet karteleve të drogës dhe absolutisht më i mundshmi, meqenëse këta thonë njëherë shkoi në Qytetin Studenti, po ç’punë ka QS me Elbasanin? Pra në qoftë se e keni identifikuar me kamera dhe qeliza në Elbasan, ai atëherë aty është përpunuar në bodrumet e Suel Çelës. Pretendimi i policisë se kishte një zënkë me partneren, fakton të gjitha këto që themi.
Është një turp, turp i madh. Përndryshe, AKSHI si sipërmarrja private e Edi Ramës është një institucion me inkriminimin më të lartë. Ju jeni dëshmitarë se si drejtoresha aty u kap në flagrancë teksa transportonte 140 kg kanabis. Njëfarë Erisa Feraj. Për të mos folur për të tjerë. Por, edhe njëherë, gjithçka ndodhi si në romanet e Markezit, si në një narkoshtet të parë dhe të vetëm në Europë që është Shqipëria. Dënoj me forcën më të madhe rrëmbimin dhe kërcënimet e mëdha që i janë bërë Daniel Shimës, një person siç u faktua, i planifikuar për t’u zhdukur nga Edi Rama me mafien e tij," tha ai.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat është shprehur se mesazhi i...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Zhupa TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka bërë thirrje se dohet të nisë r...
QSUT TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga punimet në QSUT. Rama shkruan se punim...
Foto TIRANË- Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në kuadër të Plan...
foto ilustruese TIRANË- Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e dre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me vendimin e gjykatësit Hasbi Balliu. Me anë të...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë ak...
selia e partise demokratike TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ...
Foto KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën he...