10 Prill 2023, 13:00
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar projektin më të tmerrshëm për vjedhje Rilindjen Urbane. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha tha se maxhoranca ka shpenzuar 2.3 miliardë euro për të zbukuruar me gurë sheshet e bashkive, ndërkohë që nuk është bërë asnjë investim. Kreu i PD-së tha se ai vetë do tu kthehet investimeve në fshatra dhe zonat rurale.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në vitin 205-2013, nga 11 mijë kilometra rrugë, 8400 ishin në Shqipërinë rurale. Përsëri mbeten rreth 3 mijë kilometra rrugë të paasfaltuara në zonat rurale. Mbeten të paktën edhe 300 ujësjellësa për t’u ndërtuar. Pra mbeten një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve. Duheshin edhe të paktën 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve. Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër. A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat së bashku nuk mund të shkonin më shumë se 400 milionë euro. Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend. Nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar. Ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë.
sali berisha sali berisha 10 prill 2023
Politike
10 Prill 2023, 12:33
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komunikuar me një person që është vetëquajtur Erion Braçe në F...
Politike
10 Prill 2023, 12:30
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kandidatët e dalë nga grupet e tjera, përveç Belind Këlliçit, kryedemokrati Sali Berisha i kons...
Politike
10 Prill 2023, 12:29
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri që ...
Politike
10 Prill 2023, 12:25
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ccdo punonjës administrate do të përjashtohet, nëse &e...
Politike
10 Prill 2023, 12:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përsëritur thirrjen nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ...
Politike
10 Prill 2023, 12:23
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka krahasuar veten me Steve Jobs. Në një bashkëbisedim që pati sot me qytetarë...
Politike
10 Prill 2023, 12:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore përballë...
Politike
10 Prill 2023, 12:04
I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës kanë zgjedhur që t&eu...
Politike
10 Prill 2023, 10:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e përshkruan si një përpjekje të gjatë rritjen e pagave që në prag të z...
Politike
10 Prill 2023, 09:04
F.M
Erion Veliaj, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Zgjedhjet janë afër, por kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti Enkelejd Alibeaj e kanë lë...