Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se Edi Rama ka nxjerrë veten mbi ligjin për ti vjedhur qytetarët dhe për të mos pyetur se ekzistojnë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në 22 mars shqiptarët do t'i japin përgjigjin e merituar organizatës kriminale të kryesuar nga Rama. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se Edi Rama ka nxjerrë veten mbi ligjin për ti vjedhur qytetarët dhe për të mos pyetur se ekzistojnë.
Sipas tij, Rama u ka mbyllur shqiptarëve dyert e procesit të integrimit europian dhe ka përdorur ato që ai i quan 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten dhe vjedhjet e tij. Në fund, lideri demokrat tha se opozita do të bëj gjithçka që parlamenti të shndërrohet në tribunën e diskreditimit të tyre të plotë.
Sali Berisha: Në këtë aspekt duhet një mobilizim shumë më i madh. Gjer sot ne kemi bërë përpjekje të mëdha, përpjekje edhe më të mëdha dhe më të suksesshme kërkohen nga ne dhe çdo shqiptar. Data 22 mars është ditë frymëzimi. Të gjithë qytetarët e këtij vendi, duhet të tregojnë zemërimin, revoltën e tyre, ti përgjigjemi flakë për flakë, për ti thënë Edi Ramës se nuk njohim kurrë qytetar mbi ligjin.
Se nuk njohim kurrë hajdutë mbi ligjin. Se çdo hajdut qeveritar që guxon të prekë, pasuritë dhe fondet publike do të bëhet përgjegjës para ligjit. Se nuk ke asnjë interes. Shqiptarët me këtë që ka ndodhur, kanë një qeveri të pashembullt. Nëqoftëse qeveria e Enver Hoxhës i arrestonte dhe burgoste se flisnin kundra saj, Edi Rama tani ka nxjerrë veten mbi ligjin për ti vjedhur qytetarët, për të mos pyetur se ekzistojnë.
U ka mbyllur dyert e procesit të integrimit shqiptarëve, ndaj dhe 22 marsi është një ditë shumë e rëndësishme. Jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Vërtetë ky përdori 83 mandate të krimit për të mbrojtur veten dhe vjedhjet e tij, por shqiptarët duhet të flasin me 22 mars, me forcën më të madhe kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryehajduti, njeriut që rreshton Shqipërinë në procesin e integrimit Europian, e nxjerr nga procesi dhe e rreshton me Serbinë. Imagjinoni ju lutem, shkaktarja e luftërave të fundit Ballakanike, nga Bosnja, Maqedonia e Kosova. Rusia e vogël në Ballkan, gjen një shërbëtor, gjen një argat që të barazoje Shqipërinë, që asnjë luftë nuk ka nisur. Që ka dhënë kontribute palcore në shuarjen e konflikteve dhe faktor stabiliteti dhe e nxjerr tani, e rreshton me Vuçiçin e rreshton me Serbinë, vetëm për të shpëtuar nga ligjit për vjedhjet që ka kryer, për interesat e tij personale.
Ndaj dhe 22 Marsi, fton çdo qytetar shqiptar të vërshojë drejt Tiranës për ti dhënë përgjigjen më të merituar, kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama që nuk ka asnjë interes tjetër përveç pasurimit të paligjshëm me fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Së dyti, jemi në një situatë kritike në parlament, por ne përsëri duhet të intensifikojmë të gjithë kërkesat tona, sugjerimet tona, amendamentet tona, në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve. Ata kanë gjetur një mënyrë, të mbyllin parlamentin, të bëjnë 15 minuta dhe ta mbyllin.
Por ne do të bëjmë gjithçka që parlamenti të shndërrohet në tribunën e diskreditimit të tyre të plotë, siç e meritojnë. Siç e meritojnë para shqiptarëve dhe botës. Ndaj dhe njëherë nga kjo mbledhje, që të gjithë në terren, tek qytetarët. Janë ata dhe vetëm ata që do i japin përgjigjen këtij qëndrimi poshtërues ndaj shqiptarëve, këtij qëndrimi antishqiptar të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Faleminderit!/Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha u shpreh se detyra madhore e opozitës është shkurtimi i ‘jetës&...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën...
Foto ilustruse TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtime...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës ku është takuar me deputetët si dhe me përfaq&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se, opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria,...
Selia PD, Tiranë TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa ve...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledh...
Vjosa Osmani Kosova , vendi më i ri në Evropë dhe kombi i dytë më i vogël në Ballkanin Perëndimor me...