Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se përballë kësaj lëvizjeje të popullit, Edi Rama do të përfundojë aty ku e ka vendin, në burg, teksa shtoi se ky moment është shumë afër.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët theksoi se studentët dhe punëtorët do të bashkohen me protestën masive kundër qeverisë. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se përballë kësaj lëvizjeje të popullit, Edi Rama do të përfundojë aty ku e ka vendin, në burg, teksa shtoi se ky moment është shumë afër.
Pjesë bashkëbisedimi:
Sergi Çama: Me gjithë skandalet e njëpasnjëshme në Shqipëri, në një vend demokratik do kishte reagim masiv. Opozita po e bën detyrën e saj me protesta, kurse populli masiv dhe studentët ende presin në heshtje. Mendoj se kjo vjen nga varësi ndaj një administrate të politizuar. A nuk është përgjegjësia jonë si shoqëri të reagojmë sepse po të ngrihet populli dhe studentët, Edi Rama nuk do qëndronte 24 orë në pushtet?
Sali Berisha: Shumë i saktë konstatimi juaj. Por nuk duhet të bëj krahasime, megjithatë në qoftë se rikthehem pak në natën e 9 dhjetorit 1990, ka një moment shumë interesant me këtë që thoni ju. Cili është ai moment? Së pari, atë ditë, në mëngjes aty ku është ambasada e Italisë, në rrugën mes saj dhe Liceut, ku ishin rreth 800 mbasë 1 mijë studentë në protestë, nuk ishin më shumë se 20 jostudentë në atë vend. Dhe, gjatë ditës, rrethanat e sollën që me Besnik Mustafën mbetëm të vetmit jostudentë bashkë me studentët.
Në një moment më thotë Azem Hajdari, ah, sikur të ishim në Shkodër. E kuptova ku e kishte hallin. I them mos u mërzit se Tirana shumë shpejt do tregojë se kush është. Prapë, po në këtë se ka ngjashmëri. U rikthyem dhe pas një diskutimi të gjatë me ta për pikat që do kërkonin, ata i morën ato dhe bënë një takim më të gjerë në një mensë.
Tani në mensë takimi. E ka përshkruar shumë bukur një pedagog. Akli Fundo thotë se një nga tezat që dilte në diskutim e sipër, si të pranojmë ne pluralizmin politik kur kjo do të thotë të ngrihemi kundër baballarëve tanë. Sepse ata ishin bij drejtorësh, ishin bij oficerësh, ishin kryetarë kooperativash bujqësore, etj me radhë. Dhe ç’ishte më e fortë, Ramiz Alia i kishte sjellë prindërit me autobusë që t’i çonin fëmijët në shtëpi.
Por pas një debati, pavarësisht nga këto shqetësime, ata që shprehën këto shqetësime, ata vendosën të dalin kundër etërve të tyre. U siguroj që ai faktor që thoni ju është një faktor dhe unë e kam konstatuar këtë se na i heqin njerëzit nga puna, por kjo do jetë shumë e shkurtër sepse shumë më shpejt, më shpejt nga ç’e mendojmë do bashkohen edhe studentët, edhe punëtorët, edhe qytetarët dhe Edi Rama nuk do ketë vend në Shqipëri, përveçse në burg ku e ka vendin./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për protestën, deklaroi se gazi lotsjellës i skadua...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar qëndrimin e Ram...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u ka b&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar se protestat paqësore të opozitës janë një kauzë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e opozitës do të vijojë t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se jehona e kryengritjes paqësore të 20 shkurtit k...
TIRANË- Në një seancë që zgjati rreth 6 orë, ish-presidenti Ilir Meta dhe avokatët e tij paraqitën para gjyk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale i ka gara...