LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE, hodhën poshtë deklaratën e pengut të Ramës, Lulzim Bashës

Po ashtu berisha theksoi se ky pohim dhe veprim sot tregon edhe njëherë se me Ramën si kryeministër, nuk ka zgjedhje të ndershme.

16 Janar 2024, 19:05 Nga I.A
Berisha: Sot ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorët e vendeve kryesore sot kanë hedhur poshtë deklaratën e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore. Berisha nuk la pa përmendur deklaratat e sotme të ambasadave kryesore në vend, që hodhën poshtë pohimit e pengut të Ramës, Lulzim Bravës për gjoja ndërmjetësim. Po ashtu berisha theksoi se ky pohim dhe veprim sot tregon edhe njëherë se me Ramën si kryeministër, nuk ka zgjedhje të ndershme.

"Të dashur miq! Sot në të vërtetë nëse ndalemi dhe analizojmë se çfarë ndodh me Shqipërinë, me narkoshtetin shqiptar. Në Shqipëri çdo sekondë, orë, ditë e javë, ndodh një betejë, një përballje mes krimit, drogës, vjedhjes së shqiptarëve dhe qëndresës tuaj. Shqipëria anë e kënd është e mbuluar sot nga velloja e zezë e krimit shtetërore, e krimit të shndërruar në pushtet. Sot ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE, reaguan me deklarata duke hedhur poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës. Miqtë e mi! Ajo deklaratë e tij tregonte se çfarë shpërfytyrimi, në ç’shkallë është shpërfytyruar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrësi i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëve si autorizim të ambasadorëve të vendeve kryesore në Tiranë. E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës.

Nga ana tjetër të dashur miq, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë. Në këtë aspekt, beteja juaj, beteja e demokratëve është jetike, vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë. Miqtë e mi! Edi Rama zhvilloi me 14 maj farsën elektorale më të shëmtuar. Komuniteti ndërkombëtar publikoi një raport i cili ju garantoj ju, është fjalë për fjalë, mos më i keq, se sa raporti i zgjedhjeve të Vuçiçit në Serbi. Por Beogradi dha një mësim, u derdh në rrugë, nuk lëshoi rrugën dhe zbrapsi diktatorin e tij, dhe faktikisht në Beograd do të fillojë fitorja e opozitës. Edi Rama bëri gjithçka të asgjësojë opozitën, dështoi në zgjedhje. Bëri gjithçka ta asgjësojë në parlament. Dështoi në parlament.

Bëri gjithçka me organizatën e tij kriminale, skapin e partisë të izolojë Sali Berishën, duke besuar se në këtë mënyrë i dha një goditje fatale opozitës. Por gaboi rëndë, sepse opozita në Shqipëri qëndron mbi të gjitha, me idealet fisnike të lirisë së shqiptarëve. Qëndron në dinjitetin njerëzor të shqiptarëve. Qëndron në dashurinë e madhe për kombin. Qëndron në dashurinë e tyre për vendin. Qëndron në vendosmërinë e tyre për një Shqipëri dinjitoze, të lirë, zonjë, një tokë të bekuar. Ndaj dhe në emër tuaj, ftoj çdo demokrate e demokrat të ngrihet kudo që është në betejë pa kthim kundër këtij armiku, jo vetëm të PD-së, por mbi të gjitha armikut të lirisë dhe pluralizmit politik të shqiptarëve, të qenies së shqiptarëve, të identitetit të shqiptarëve, të sotmes dhe të ardhmes së tyre. Çdo demokrat dhe demokrate është i ftuar sot të ngrihet në emër të sakrificave që ka bërë gjer sot, të trashëgimnisë së partisë tij, të interesit demokratik dhe atij kombëtar. Edi Rama është në pushtet vetëm e vetëm për shkak të indiferencës. Ju garantoj se ai përfaqëson një kalbësirë, që shkërmoqet me shpejtësi marramendëse," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit