22 Qershor 2022, 18:41
Nga I.A
Sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama po luan me fatin e shqiptarëve. Gjatë një takimi me Shoqërinë Civile, Berisha tha se Rama është duke shpërfillur çdo interes kombëtar. Ai gjithashtu ka folur për rritjen e çmimeve në vend, për të cilën tha se kjo është rritja më e madhe e çmimeve në vend që nga viti 1992.
"Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe kontributin tuaj të thellë pasi jeni përballur me guxim të veçantë me ekspertizë të lartë me një regjim i cili siç fakton çdo ditë, nuk përfill në këtë vend asgjë përveç interesave të ngushta të qeveritarëve dhe Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i komuniteteve dhe grupeve të interesit, zëri i opozitës gjithçka shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve.
Një formë e shëmtuar e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj, zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me 10-15 vetë por ky as zërin e popullit nuk merr por vetëm zërat e zyrave të tij. Rama sillet si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmon se shpërfill çdo interes shqiptar të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju për projektin më të madh kombtar në shqiptarëve, interesi i integrimit të popullit shqiptar në komunitetin europian, ky zotëri nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkani të Hapur, projekt i hegjemomisë serbe dhe ruse në rajon.
Pas 30 vitesh pritje të shqiptarëve për tu vendosur aty ku kanë vendin si vokacion perëndimor, nuk thuhet më se nuk jemi as lindje as perëndim por sot do ta diskutojmë propozimin e Macron si Ballkan i Hapur. Sot ky projekt po prezantohet se Serbia mos të shkojë në luftë, por ne asnjë nuk ka na sulmon dot asnjë shtet pasi Biden ka thënë se asnjë inç i territoreve të NATO-s shkohet në luftë. Kosova nuk sulmohet dot pasi është në mbrojtjen e KFOR. Nuk është luajtur asnjëherë me fatet e shqitptarëve siç po luhet sot. Për shqiptarët fokusi është te integrimi europian. Ka një konfiskim të të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër. Shqiptarët po përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni propagandën ata nuk kanë ndjeshmëri për këtë pjesë," tha Berisha.
sali berisha sali berisha me shoqerine civile
Politike
22 Qershor 2022, 17:23
F.M
Dhurata Çupi dhe Anila Denaj
TIRANË- Komisioni i posaçëm i reformës territoriale ka zgjatur punimet deri në shtator...
Politike
22 Qershor 2022, 17:15
k.m.
Anila Denaj dhe Elvis Koçi
TIRANË- Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elv...
Politike
22 Qershor 2022, 16:54
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Dy satelitët e kryeministrit Edi Rama, “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk do të ngrihen në hap&eu...
Politike
22 Qershor 2022, 16:52
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka shprehur kritika ndaj qëndrimit të kr...
Politike
22 Qershor 2022, 16:48
F.M
Michael Schmidt-Neke
Intervistoi Erion Habilaj – Vox News
Michael Schmidt-Neke është një mik i shqiptarëve dhe merret prej dekad...
Politike
22 Qershor 2022, 16:32
F.M
Artur Meçollari dhe Bajram Begaj
TIRANË- Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari shkruan se Komisioni i Ligjeve ka operua...
Politike
22 Qershor 2022, 15:38
k.m.
Foto ilustruese
BULLGARI- Mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme për Maqedoninë e Veriut shtynë propozimin e deputetit...
Politike
22 Qershor 2022, 14:28
d.a
TIRANË- Në prag të Samitit të Brukselit i cili do të mbahet në dy ditët në vijim ku temë diskutimi do të jet...
Politike
22 Qershor 2022, 13:44
F.M
CDU/CSU
Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perën...
Politike
22 Qershor 2022, 13:39
F.M
Erion Braçe
DIVJAKË- Fermerët e Çermës kanë dalë sot në protestë, por si mbështetës kanë ed...