Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në takimin e radhës me qytetarët e zonës së Kombinatit në Tiranë, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe vjedhje, duke përmendur projektet e ndryshme si aeroporti i Vlorës.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që me 24 janar të ngrihen në provën më të fuqishme, përballë 'regjimit më të urryer' që shqiptarët kanë patur. Në takimin e radhës me qytetarët e zonës së Kombinatit në Tiranë, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe vjedhje, duke përmendur projektet e ndryshme si aeroporti i Vlorës.
Sipas tij, misioni i opozitës është që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe Shqipëria rikthehet në rrugën e dinjitetit. Ndër të tjera ai tha se, demokratët të detyruar ti bashkohen një kryengritjeje paqësore të pandërprerë.
"Dhe ju ua rikujtoj këtu. Kujtoni pak ato shprehjet e mia për Ina Ramën, ia kam thënë me të drejtë, nuk heq asnjë fjalë, por Ina Rama kërkoi prapa 3 imunitete, zv.kryeministri, dy ministra. Absolutisht, ua them juve miq, as për të qindtën e sekondit nuk i kishte shkuar kujt ndërmend që kryeministri Sali Berisha mund të bllokonte heqjen e imunitetit. Dhe këtë e dinin dhe ministrat. Dhe ministrat, as që pritej t’u kërkohej, por e dorëzuan vet imunitetin. Ishte çështja e pëgjegjësisë para jush, para qytetarëve.
Kurse ky, hajdut i kombit i erdhi mandati për Saimir Tahirin nga Italia nuk i hoqi imunitetin.
Vjen kërkesa Lubi Ballukun, nuk heq imunitetin. A e dini pse? Sepse në mënyrë absolute, në dosjen e Lubisë, në 3 rreshta, 2 flasin për Ramën. Sepse në Ankara nuk e mori Lubia Ramën me vete, e mori Rama Lubinë me vete për Tunelin e Llogarasë. Sepse, për aeroportin e Vlorës, nuk ishte ide e Lubise, ishte ide për vejdhje e Edi Ramës dhe këto janë me dokumente. Po AKSHI, sa herë e kisha denoncuar unë publikisht, Armand Frangun, baxhanakun e tij? I cili, në një vit ka 800 transaksione nga paratë tuaja, nga baxhanaku kryeministër. I cili ka qindra kontrata sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili aksioner kryesor i të gjitha vjedhjeve, bashkë me baxhanakun kryeministër dhe sipërmarrjen që na e shet si model, merreshin njerëzit peng. Agjenci shtetërore ajo, që merrte njerëz peng.
U ndala në këtë moment, për të deklaruar se, këta që kemi para, këta janë armiq të shpërfytyruar, janë armiq të egër. Këta nuk meritojnë asnjë orë në pushtet, dhe ne do t’u tregojmë këtyre vendin që meritojnë. Demokratët, sot më shumë se kurrë, në emër të të vërtetave që besojnë, në emër të idealeve të tyre, dinjitetit njerëzor, janë të ftuar dhe të detyruar me një kryengritje paqësore të pandërprerë, të largojmë nga pushteti dhe të përmbushim misionin tonë. Ne jemi parti misioni. Të përmbushim misionin tonë, qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, opozita në mënyrë absolute fiton zgjedhjet dhe Shqipëria rikthehet në rrugën e dinjitetit, në rrugën e zhvillimit. Edhe njëherë, ju ftoj ju, ftoj të gjithë qytetarët e Kombinatit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, më 24 janar, në provën tonë të fuqishme përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës gjer sot. Faleminderit!", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, protesta e dhjetorit ka patur një jehonë botërore ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ka denoncuar pa kompromis regjimin e 'narkoshtetit' të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, secili nga ne, ka firmosur një akt madhor kund kapjes të opozit&e...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka thënë se Salianji ë...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji tha se, nuk do të krijojë një forcë tjetër politike dhe se Partia Demokrat...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, se demokratët kanë dëshmuar në mënyr&eum...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti, Ervin Salianji iu drejtua kolegëve të tij duke u shprehur se, njerëzit e trembur nga humbja e...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, jemi në agune vërtetë të një transformimi t&...
Foto ilustruese KOSOVË- Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumëri...