LIVE UPDATES
Politike

'Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës'/ Berisha bën paralajmërimin: S’do ketë kurrë stabilitet pa votë të lirë

Për Berishën, protesta dhe vendimi janë një lajm i rëndësishëm jo vetëm për demokratët, ndaj edhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ai nuk do të mund të ketë kurrë stabilitet pa votë të lirë. Po ashtu në fjalën e tij, numri një i Partisë Demokratike, kritikoi edhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. 

26 Shkurt 2023, 19:45 Nga k.m.
'Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuesëve të degëve numër 8, 9 dhe 10 të Tiranës, ku edhe ka kërkuar ndihmë për grumbullimin e qytetarëve në datën 3 mars. Kjo pasi më 3 mars, opozita ka paralajmëruar një protestë, në të njëjtën ditë që pritet edhe një vendim i Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së PD-së. Për Berishën, protesta dhe vendimi janë një lajm i rëndësishëm jo vetëm për demokratët, ndaj edhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ai nuk do të mund të ketë kurrë stabilitet pa votë të lirë. Po ashtu në fjalën e tij, numri një i Partisë Demokratike, kritikoi edhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. 

"Kemi një moment të rëndësishëm që është protesta e 3 marsit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën, stabilitet me Edi Ramën. Teza e revolucionit. Ata të cilët na sugjerojnë ne, apo shprehen se po lëkundet stabiliteti u themi haptas se nuk mund të ketë kurrë stabilitet pa votuar shqiptarët të lirë. Iku koha kur shqiptarëve u diktohej që të ulnin kokën, nuk e ulin më kokën ata, para askujt, ata do të ecin deri sa qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori, besoj se ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit. Armata e patronazhistëve për herë të parë e nxjerr, e organizuar duke vjedhur të gjitha të dhënat tuaja personale që në mirëbesim ja kishit dhënë qeverisë, si në çdo vend tjetër normal. Armata e bandave në të katër anët e vendit, tonelatat e narkoeurove, buxheti i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por vetëm zgjedhje nuk ishin. Do të mbahet në mend në histori, se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të përgëzuar zgjedhjet. Se si Mathju Palmer të nesërmen do të shprehte padurimin për të bashkëpunuar me Edi Ramën, duke shkelur rregullat më elementare që asaj që thotë ‘urime për zgjedhjet’ gjë që të cilën e bëri ambasadori i SHBA në Vjenë. Por ai ishte i lirë, ishte një shërbëtor i vendit të vet, pa lidhje Mcgonigalike. Ndaj dhe duhet ti njohim këto. Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për idealet tona, për të ardhmen tonë dhe ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë,"-tha Berisha.

Edhe sot, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përsëritur akuzat për vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko. Përsëri Berisha tha se krỉmỉ mbulohet nga qeveria. Por sot, komentoi edhe shpalljen të pafajshëm nga Gjykata e Lartë të asaj që njihet si “Hakmarrja për drejtësi”.

"Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë. ‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës. Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik, jo vetëm për demokratët, për PD, për çdo shqiptar që e do këtë vend. Për çdo shqiptar që do që Shqipëria të jetë një vend normal. Ky grup, kjo organizatë kriminale që drejton sot, urren për vdekje shqiptarët dhe ju garantoj ju jo vetëm demokratët, edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti. Hajduti urren gjithmonë viktimën e tij. Atë që vjedh edhe e urren dhe urrejtjen e ka si ngushëllim për aktin që ka kryer,"-shtoi ai. 

Sa i përket korrupsionit, Berisha tha se për të zgjidhur çështjen e inceneratorëve duhet "ndjekur paraja" e shtoi se Arben Ahmetaj e la të kuptohej se pas tyre fshihej Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës. Për të, numri një i PD-së, tha se paratë shkojnë në offshore në Holandë. 

"Po dalin të gjitha të dhënat në dritë, në mënyrën më të përsëritur. Kemi bërë të qartë se përgjegjësi numër një me distancë është Edi Rama për djegësat, se kryehajduti i aferës është Edi Rama. Pse do ta akuzoj unë atë si ish-kryeministër për një gjë të paqenë, jo kurrë, për faktin e thjeshtë nëqoftëse enti, agjencia kombëtare e prokurorimit i thotë kryeministrit se kjo procedurë është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret, kryeministri në rast se e përdor e ka sipërmarrjen e vet atë dhe do të vjedh aty. Se kurrë nuk i lejon vetes të firmosë një akt të tillë. Këtë ka bërë Edi Rama. Ndaj dhe Arben Ahmetaj tha se nuk isha unë aq i fuqishëmsa të lëvizja qeverinë. E vërtetë ajo, nuk e lëviz dot ministrin, qeverinë e lëviz vetëm kryeministri. Këtu të jemi fare të hapur. Arben Ahmetaj ka pa asnjë diskutim përgjegjësitë e veta, se përpiqej të paraqitej dorëjashtë, por nuk është dorëjashte, sepse ka sigluar, një lloj miratimi që merret, të gjitha dokumentet që i kanë shkuar, nuk ka firmosur, kontratën e Tiranës, por ka ndenjur si që shikon krimin dhe nuk bëzan. ‘Ndiq paranë’ tha. Ku është ‘ndiq paranë’? Erion Veliaj është, pse është Erion Veliaj. Sepse kontrata e djegësit të Tiranës është për tu bërë me para private dhe pavarësisht nga kjo, nga thesari, nga paratë tuaja janë disbursuar për llogarinë e Ramës dhe Veliajt dhjetëra milionë euro. Prandaj ndiq ku shkojnë. Shkojnë të Erion Veliaj. Nga Erion Veliaj, ju them unë shkojnë në Holandë dhe ofshore. Por këto janë paratë që i kalon Edi Rama aty. Kjo ndodh me Durrësin."

Sa i përket tenderave, përmendi edhe njëherë Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës. 

"Nëse ju merrni tendera, a mundet që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Jo kurrë. Nuk keni dëgjuar dhe nuk do të dëgjoni kurrë të marrë pjesë në tendera publike familjarë i një kryeministri që kërkon të jetë transparent. Pa merrni pak, shkoni e shifni të dhënat. Dhjetëra tendera fiton baxhanaku i Edi Ramës, burri i motrës së Linda Ramës. Dhjetëra, dhjetëra. Dhjetëra tendera fiton thjeshtra. Thjeshtra fiton në një kompani arkitektësh, në rregull. Mund të jetë e zonja, nuk kam asnjë vërejtje. Por nuk mund të fitojë tenderat njëri pas tjetri ajo kompani, se Europa ka me dhjetëra kompani, bota ka me qindra kompani. Se ajo, për definicion ajo kompani përjashtohet nga tenderat. Dhe të gjithë këta, Erion Veliaj, kjo ministrja e Kulturës, çdo tender do ti fitojë ajo kompani ku punon thjeshtra e Edi Ramës. Për të mos thënë, Olsi. Nuk ka më të rrezikshëm, më peshkaqen në kuptimin absolut të fjalës. Olsi Rama është njeriu që përcolli Genti Xhixhën, furnitorin kryesor të fabrikës së miellit në Xibrakë. E përcolli nga Shqipëria. Olsi Rama i del emri si eminenca gri e të gjitha lojërave të fatit në Shqipëri. Pra çfarë është kjo betejë e jona, ky revolucion. Ky revolucion është për të shpetuar çdo shqiptar nga kjo organizatë kriminale që i varfëron, mjeron që po i largon shqiptarët nga Shqipëria,"-e mbylli Berisha fjalën e tij. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje