LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Analogji e frikshme apo paralajmërim për “fatin” e SPAK-ut?

Pasi këto ndryshime u njoftuan publikisht, TOK lëshoi një deklaratë, e cila vlerësoi se miratimi i tyre do të paralizonte punën e saj dhe “do të bllokonte plotësisht procedurat në çështjet penale më komplekse dhe të ndjeshme”.

8 Shkurt 2026, 18:26 Nga D.S
BIRN: Analogji e frikshme apo paralajmërim për “fatin” e
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç

Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi ndryshimet në ligjet kryesore gjyqësore, të propozuara nga një deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet (U. Mrdić). Kritikët në Serbi pretendojnë se këto ndryshime, të miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do të kufizojnë pavarësinë e gjykatave dhe prokurorëve; dobësojnë kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe do të rikthejnë në prokuroritë nga të cilat ishin transferuar përkohësisht 11 nga 20 prokurorët që aktualisht punojnë në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar (TOK), prokuroria homologe e SPAK-ut tonë.

Pasi këto ndryshime u njoftuan publikisht, TOK lëshoi një deklaratë, e cila vlerësoi se miratimi i tyre do të paralizonte punën e saj dhe “do të bllokonte plotësisht procedurat në çështjet penale më komplekse dhe të ndjeshme”.

Sipas mendimit tim, analogjia e stuhisë së paralajmëruar nga mazhoranca socialiste kundër SPAK me këtë rast nuk mund të injorohet.

Në Serbi, Partia Progresive Serbe (SNS) është në pushtet që nga viti 2012, ndërsa në Shqipëri PS është në pushtet që nga viti 2013. Domethënë, në të dyja vendet, mazhorancat janë në pushtet prej një kohe të gjatë dhe të përafërt.

Të dyja vendet janë në procesin e integrimit në BE, gjë që nënkupton monitorim nga afër të ecurisë së këtij procesi nga ana e strukturave të Komisionit Evropian.

Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar (TOK) në Serbi është ngritur që në vitin 2002, por i është nënshtruar ndryshimeve ligjore në periudhën pas vitit 2016; domethënë është një njësi e mbështetur nga BE dhe ka një funksion të ngjashëm me SPAK në procesin hetimor, e fokusuar në krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Mbështetja me burime njerëzore e TOK në Serbi, sipas këtij akti të Parlamentit serb, është kufizuar, gjë që nuk mund të mos çojë në vështirësimin e përmbushjes së detyrave kushtetuese të këtij institucioni. Në Shqipëri pak është debatuar publikisht mbi kufizimet që Parlamenti vendosi për burimet financiare dhe njerëzore në dispozicion të SPAK-ut. Kështu, edhe pse parashikimet kushtetuese kërkojnë që “Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë” (Neni 148/dh), ndërsa volumet e punës duket se janë shumë më të mëdha edhe për 17 prokurorët që janë aktualisht, sulmet e përsëritura publike mediatike të kryeministrit Rama për pagat e tyre të larta nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngjallin zemërim publik ndaj tyre, edhe pse SPAK nuk është aspak përgjegjës për stokun e dosjeve në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe vonesat e pafundme, pasi SPAK merret me një numër tejet të vogël çështjesh penale – ato që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar në vend – por që ky dallim pak ose aspak bëhet nga “qytetari mesatar”.

Nëse në Shqipëri SPAK ka në dorë disa dosje hetimore të zyrtarëve të lartë të vendit dhe vitin e kaluar u mor në hetim penal edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në Serbi po vitin e kaluar TOK ngriti akuza ndaj ish-ministrave të qeverisë së SNS-së, G. Vesić dhe T. Momirović, të cilët dyshohen për korrupsion në rastin e rindërtimit të hekurudhës Beograd-Budapest. Gjithashtu, edhe ministri aktual i Kulturës dhe anëtari i lartë i SNS-së, N. Selaković, u akuzua për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në rastin e Shtabit të Përgjithshëm.

Akuzat e TOK për korrupsion ose shpërdorim detyre ndaj ish-ministrave ose ministrave aktualë të qeverisë serbe janë përballur me një fushatë të gjerë kundër kësaj prokurorie nga ana e mediave pro-qeveritare, si dhe puna e gjyqësorit është kritikuar ashpër nga figurat kryesore të qeverisë, përfshirë Presidentin A. Vuçiç. Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri me sulmet e koordinuara të maxhorancës, një pjese të opozitës ndaj SPAK-ut, si dhe të vetë KM Rama ndaj gjyqësorit në tërësi, duke përfshirë edhe deklarimin më të fundit, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën” për të mos lejuar, sipas tij, “rimarrjen peng të qeverisë” përmes një mekanizmi të pazakontë…

Burimet e medias bëjnë me dije se në Serbi, amendamentet ligjore të sipërcituara kanë ngjallur shqetësim të madh në Bruksel, aq sa Komisioni Evropian i deklaroi një medie serbe se “këto ndryshime mund të përfaqësojnë një hap të rëndësishëm prapa në angazhimin e Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE”. Në mënyrë eksplicite, propozuesi formalisht i këtyre amendimeve ligjore në Serbi shkoi më larg duke deklaruar se miratimi i një sërë ligjesh gjyqësore është “hapi i parë drejt kthimit të gjyqësorit të rrëmbyer te shteti dhe populli i Serbisë”, në mënyrë që ai të mos drejtohet më nga “qendra të alienuara nën kontrollin e qendrave të huaja të pushtetit”… Një pjesë e këtyre deklarimeve publike ngjasojnë dukshëm me qëndrimet institucionale dhe publike të mazhorancës socialiste të drejtuar nga z. Rama. Kështu, duke shpjeguar propozimin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, propozuesi i amendimeve në Serbi theksoi “nevojën për të ndryshuar disa vendime që lidhen me kompetencën për vendimmarrje, për referimin e prokurorëve publikë në prokurori të tjera publike…”.

Është e paqartë skema që do të ndjekë mazhoranca në pushtet në Shqipëri dhe kryeministri Rama në hapat për kufizimin e veprimtarisë së SPAK-ut, por ajo që dihet me siguri është që “qeveria” e prokurorisë (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) dhe “qeveria” e gjyqësorit (Këshilli i Lartë Gjyqësor) janë plotësisht nën kontrollin politik të tyre dhe, së bashku me Gjykatën Kushtetuese, po përgatiten për një kryqëzatë të vërtetë ndaj SPAK-ut.

Gjithashtu, mazhoranca socialiste në Shqipëri në heshtje ka refuzuar kërkesën e përsëritur gjatë dy viteve të fundit të drejtuesit të SPAK-ut që Kuvendi të shihte mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me kufizimin e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut, duke u dhënë atyre mundësinë që të rikandidonin për një mandat tjetër. Kjo kërkesë ka qenë artikuluar publikisht edhe nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Me sa duket, pezullimi i zbatimit dhe tërheqja nga amendamentet kontraverse në ligjet kryesore për gjyqësorin që deputetët serbë miratuan një javë më parë, i kërkuar fuqimisht nga Michael McGrath, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, dhe vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit mbi çështjen Balluku në Shqipëri do të jetë edhe “guri i provës” për dinamikën jo vetëm të vendosjes së shtetit të së drejtës në të dyja vendet, por posaçërisht për procesin e integrimit të tyre në BE./Reporter.al

spak edi rama serbi vucic

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë