Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ajo thekson faktin se shqiptarët e Kosovës, kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në diversitetin kulturor dhe ekonomik të SHBA-së.
SHBA- Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë, e cila nderon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Rezoluta thekson progresin e vendit, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në. Ajo thekson faktin se shqiptarët e Kosovës, kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në diversitetin kulturor dhe ekonomik të SHBA-së.
Rezoluta thotë se komuniteti i shqiptarëve të Kosovës në Nju-Jork ka forcuar lidhjet dypalëshe, ka promovuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu ka luajtur një rol kyç në njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.
Rezoluta:
Kjo rezolutë pranon se Dita e Pavarësisë së Kosovës, e cila përkujtohet çdo vit më 17 shkurt, shënon shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008 dhe që Kosova, si shteti i dytë më i ri në Evropën Juglindore, më 17 shkurt 2008, shpalli pavarësinë nga Serbia pas një lufte të përgjakshme që zgjati nga 5 marsi 1998 deri më 11 qershor 1999 dhe
Që konflikti përfundoi pas ndërhyrjes së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në mars 1999, me sulme ajrore, dhe forcat jugosllave më pas u tërhoqën nga Kosova; dhe
Që Republika e Kosovës, e cila e merr emrin nga rajoni serb ‘fusha e zogjve të zeza’, është një provincë e mëparshme e Serbisë me shumicë popullsie etnikisht shqiptare dhe
Që Kosova e sotme i gjurmon rrënjët e saj deri te Dardania, e cila krijoi një entitet të pavarur të njohur si Mbretëria e Dardanisë (shekulli i katërt para Krishtit) dhe
Që nga pavarësia, qytetarët e Kosovës mund të jenë me të drejtë krenarë për përparimet që vendi ka bërë në promovimin dhe avancimin e vlerave demokratike, forcimin e institucioneve dhe ofrimin e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe mundësive ekonomike për të gjithë kosovarët dhe
Që partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës bazohet në mirëkuptimin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe miqësinë midis vendeve tona dhe
Që shqiptarët e Kosovës në shtetin e Nju-Jorkut, qoftë ata që erdhën para apo pas pavarësisë, kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në diversitetin kulturor dhe vitalitetin ekonomik të këtij shteti, duke pasuruar jetën sociale me trashëgiminë e tyre unike, shpirtin sipërmarrës dhe angazhimin për zhvillim komunitar dhe
Që prezenca e komunitetit të tyre në Nju-Jork ka forcuar lidhjet dypalëshe, promovuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe ka luajtur një rol kyç në avokimin e interesave të Kosovës dhe njohjes së saj në arenën ndërkombëtare dhe
Që me kënaqësi të madhe, ky organ legjislativ nderon dhe uron popullin shqiptarë të Kosovës, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, në këtë ditë të rëndësishme të pavarësisë, duke njohur arritjet e tij dhe duke mbështetur përpjekjet e tij të ardhshme për këtë arsye:
U VENDOS, Që ky organ legjislativ ndalon punimet e tij për të përkujtuar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke festuar të kaluarën e saj, duke njohur të tashmen dhe duke pritur me optimizëm për të ardhmen./Dosja.al
Sali Berisha KAMËZ- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe simpatizantë në Kamë...
Sali Berisha KAMËZ- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se 90% e mediave janë nën kontroll qeveritar. Në fjalë...
Sali Berisha KAMËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama nuk fitoi zgjedhje, por farsë. ...
Foto ilustruse KAMËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në çdo takim me zyrtarët amerikanë janë klan...
Sali Berisha KAMËZ- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është armik i votës ...
Foto ilustruse KAMËZ- Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti i bëri thirrje demokratëve të bashkohen para kr...
Sali Berisha KAMËZ- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka shndërruar procesin zgjedhor n&e...
Elisa Spiropali Uashington - Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jas...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se 10 shkurti ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi...