LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës/ Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë do jemi në Tiranë

Ai tha se kryeministri Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe liderëve europianë se nuk njeh normë tjetër, përveç vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.

7 Shkurt 2026, 18:44 Nga E.d
Protesta e opozitës/ Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin
Sali Berisha

KAMËZ- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe simpatizantë në Kamëz, se e gjithë Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin e opozitës më 10 shkurt. Kryedemokrati u shpreh se Partia Demokratike, është sot një forcë shumë e madhe politike.

Ai tha se kryeministri Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe liderëve europianë se nuk njeh normë tjetër, përveç vjedhjes dhe lidhjeve me krimin. Lideri demokrat theksoi se dy protestat kombëtare të opozitës, kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. 

Sali Berisha: Miq, ne jemi forcë e madhe politike. Jemi forcë shumë e madhe politike. Dhe jemi në falë jush. Në qoftë se Partia Demokratike sot është forcë shumë e madhe, është falë jush. Sepse ju, sepse ju në të gjitha rrethanat, në të gjitha vështirësitë dhe situatat, ju jeni njerëz politikë. Nuk ia hoqët asaj besimin. Sigurisht, secili prej jush ka patur vërejtjet e veta. Secili prej jush kritikat e veta dhe pakënaqësitë e veta. Por, në arsyetimin tuaj të plotë, ju keni gjykuar se vetëm me Partinë Demokratike mund të realizojmë idealet dhe qëllimet tona. Kjo është e vërteta. Nuk është se nuk u krijuan forca të tjera politike. U krijuan. Por shqiptarët prapë Partisë Demokratike i besuan.

Dhe kjo e bën misionin tonë shumë herë më të rëndësishëm. Kjo bën që ne të bëjmë gjithçka që kilometrin e fundit të rrugës tonë ta përshkruajmë me forcën më të madhe, me dinjitetin më të madh, me fitoren më të sigurt. 10 shkurti është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Shumë e rëndësishme. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, Shqipëria ishte në tryezë për shkak të Edi Ramës. Cilat do ishin masat që do merreshin, sigurisht asgjë me ju, me qytetarët. Por me Edi Ramën po. Sepse Edi Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe liderëve europianë se nuk ka, nuk njeh normë, parim përveçse vjedhjes dhe lidhjeve me krimin. Dhe ata, kjo është e vërteta, ia prunë mesazhin, i kanë sjellë këtu zyrtarë shumë të lartë në vizita të padeklaruara nga institucionet ndërkombëtare dhe ky mesazhet i ka marrë.

Por, ju garantoj se Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve. Po. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve. Dy protestat tona kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. Sepse kur të tjerët lexojnë për ato që s'kanë ndodhur kurrë, se nuk mundet kurrë një kryeministër t'i imagjinojë se nuk do i heqë imunitetin ministrit apo vetes së tij, në qoftë se kërkon drejtësia. E kam dhënë këto ditë disa herë, në respektin më të madh që kam patur dhe admirimin për të. Silvio Berlusconi, kolos. Kolosi i kohës së tij në Itali.

Gjykatës të majtë, prokurorë të majtë, absolutisht vetëm për qëllime politike, formulonin akuza dhe, ju kujtohet të gjithë, hynte e dilte në sallë gjyqi. Nuk diskutohej ndonjëherë se do përdorë mandatin politik për të shmangur drejtësinë, sado që ishte krejt e padrejtë. Nuk ndodh kjo, vetëm në Shqipëri. E bëri me Saimir Tahirin, ju kujtohet. Sepse e kishte, e bëri sepse ishte vetë ai, Saimir Tahiri kishte zbatuar të gjithë instruksionet e tij për drogën. Tani e bën për Belindën që është Lubinë, e cila, ç'është e vërteta, thashë dhe njëherë, hajdute si ajo nuk ka njohur kombi, por ama i ka bërë me Ramën.

Të gjitha i ka, i ka, kryesisht, së pari Rama, e dyta kjo. Ndaj dhe ne, të betuar, duhet të betohemi të mos i ndahemi gjersa t'i japim vendin që meritojnë. Secili nga ju është i ftuar, këto pak kohë që ka ngelur, të takojmë çdo mik, çdo shok, çdo të afërm, çdo të njohur, pavarësisht nga bindjet politike, dhe t'i themi të dalim në shesh, në sheshin e burrave, për t'i dalë zot vendit.

Nga këta hora që e marrin dhe e shkelmojnë nëpër këmbë për interesat e tyre. Koha është e jona, koha është e guximtarëve, koha është e atdhetarëve, e njerëzve që i thonë dheut të vet dhe i tij, njerëzve që u thonë familjes, familje e tij, njerëzve që i besojnë idealeve të lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Mos harroni, ai është i trembur, e keni vënë vetë re. Është i shpartalluar shpirtërisht dhe fizikisht, po dhe sikur të mos ishte. E them se një i ndershëm vlen përpara 100 hajdutësh.

Po. Se hajdutët vetëm guxim nuk kanë. Ndaj dhe, siç keni qenë gjithmonë, gjithmonë keni qenë në krye të përpjekjeve, do jeni dhe tani më 10 shkurt e gjithë Kamza në Tiranë. Dhe u garantoj, u garantoj se kilometrin e fundit do të jetë kilometri më i bukur. Do të jetë kilometri që do të gdhendet në muret e kohës me germa të arta për kontributin tuaj. Faleminderit shumë./Dosja.al

sali berisha pd foltore

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë