All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

BIRN: PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat në Kuvend për ngritjen e komisioneve për kryerjen e reformës zgjedhore dhe territoriale, ndërkohë që partitë e vogla e konsiderojnë marrëveshjen si pazar kundër tyre.

27 Tetor 2025, 12:17 Nga M.L
BIRN: PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për
Kuvendi i Shqipërisë
All - Paragraf - 1

TIRANA- Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje.

Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë nga partitë e reja parlamentare votuan kundër; Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Konsensusit i paraprinë negociata jashtë syve të publikut mes dy partive të mëdha dhe formula përfundimtare e pjesëmarrjes në komisione u ndryshua nga formula e propozuar në projektvendimin fillestar; duke përfshitë në komision edhe partitë me mbi 2 deputetë, që nënkupton nga 1 anëtar për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë Mundësia.

Por, kryetari i “Mundësisë”, Agron Shehaj e kundërshtoi ngritjen e komisionit si një pazar mes dy partive të mëdha dhe si një tentativë “për të vrarë partitë e reja”.

“Keni vetëm një qëllim; pasi keni vjedhur së bashku për 35 vjet do të vazhdoni të vidhni së bashku, ky do të jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm,” tha Shehaj.

Edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, akuzoi dy partitë e mëdha se i kishin përjashtuar nga e drejta e votës. “Kjo tregon dëmin që pritet t’u bëhet partive të vogla,” tha Muçi në Parlament.

Pretendimet e Shehaj dhe Muçit u kundërshtuan nga mazhoranca.

Negociatori i PS-së për ngritjen e komisioneve, Damian Gjiknuri, tha se ishte bërë e pamundura për t’u përfshirë të gjitha partitë, ndërsa shtoi se “vendimet merren me veton dhe votën e dy forcave të mëdha”.

Në vendimet për ngritjen e dy komisioneve parashikohet një afat pune prej 9 muajsh me qëllim ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur një reformë të re zgjedhore dhe një reformë të re territoriale.

Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore ka si objektiv qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare, ndër të cilat një ligj për financimin e partive politike.

Ndërsa Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe.  Në komisionin e ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj./ Reporter.al

partia socialiste partia demokratike birn

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë