LIVE UPDATES
Politike

Boçi në Komision: Reforma territoriale nuk mund të përsërisë dështimin dhe qytetari sot është më larg se kurrë nga shërbimet

Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është një çështje teknike, por një proces që prek drejtpërdrejt përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve dhe vetë funksionimin e demokracisë lokale. Sipas tij, çdo reformë e re duhet të nisë nga një analizë e ndershme e modelit aktual dhe nga përgjigjet për disa pyetje themelore: a është afruar pushteti me qytetarin, a është rritur autonomia vendore dhe a janë shmangur pabarazitë mes bashkive.

7 Prill 2026, 21:43 Nga E. D
Boçi në Komision: Reforma territoriale nuk mund të
Luciano Boçi

TIRANË- Ditën e sotme u mbajt dëgjesa e parë e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, ku i ftuar ishte ministri për pushtetin vendor, Ervin Demo. Në këtë seancë, bashkëkryetari i komisionit, deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi, paraqiti një analizë mbi reformën ekzistuese dhe drejtimin që po merr procesi i ri.

Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është një çështje teknike, por një proces që prek drejtpërdrejt përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve dhe vetë funksionimin e demokracisë lokale. Sipas tij, çdo reformë e re duhet të nisë nga një analizë e ndershme e modelit aktual dhe nga përgjigjet për disa pyetje themelore: a është afruar pushteti me qytetarin, a është rritur autonomia vendore dhe a janë shmangur pabarazitë mes bashkive.

“Pa iu përgjigjur këtyre pyetjeve, çdo reformë rrezikon të jetë thjesht një përsëritje e gabimeve,” u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Boçi hodhi poshtë argumentin se problemet burojnë vetëm nga “arkitektura territoriale”, duke theksuar se thelbi i dështimit lidhet me keqqeverisjen dhe centralizimin e kompetencave. Ai evidentoi se një sërë ligjesh të miratuara ndër vite kanë cenuar autonominë e pushtetit vendor, duke i marrë funksione dhe burime financiare bashkive dhe duke krijuar varësi nga qeveria qendrore.

Sipas tij, pas 10 vitesh nga reforma e vitit 2015, rezultatet janë të qarta: shpopullim masiv, mungesë shërbimesh dhe përfaqësim i dobët në zonat periferike. Boçi theksoi se shumë komunitete sot janë lënë pa akses real në shërbime bazike, ndërsa distanca fizike dhe institucionale me qytetarin është rritur ndjeshëm.

“Kur shteti largohet, qytetari largohet. Dhe kur qytetari largohet, territori vdes,” deklaroi ai, duke e cilësuar situatën si një alarm kombëtar.

Ai solli në vëmendje edhe të dhënat e fundit, sipas të cilave mbi 90% e bashkive kanë pësuar rënie të popullsisë, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve janë përqendruar në vetëm disa bashki të mëdha, duke dëshmuar dështimin e zhvillimit të balancuar territorial.

Boçi ngriti gjithashtu shqetësimin për modelin që po promovohet nga qeveria, i cili synon konsolidim territorial dhe reduktim të numrit të bashkive. Sipas tij, ky model rrezikon të rrisë më tej distancën mes qytetarëve dhe shërbimeve, sidomos në zonat malore dhe periferike, duke shkelur edhe standardet europiane të aksesit.

Në përfundim, ai kërkoi një reformë që vendos në qendër qytetarin, garanton përfaqësim real dhe fuqizon autonominë vendore, duke shmangur çdo qasje të njëanshme apo të imponuar politikisht.

“Ne nuk kemi nevojë për një reformë mbi hartë, por për një reformë që i shërben qytetarit,” përfundoi Boçi./Dosja.al

luciano boçi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje