3 Tetor 2022, 12:59
Nga A.B
Komisioni i Sigurisë
TIRANË- Komisioni për Sigurinë Kombëtare është zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura. Anëtarët e Komisionit, ranë dakord që seanca dëgjimore me SHISH lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, të zhvillohet pa prezencën e kamerave.
Kërkesa e kryetarit të Komisionit Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie bëri që deputetët e opozitës të kundërshtonin ashpër.
DEBATET:
Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.
Ferdinand Xhaferri: Kuvendi nuk kufizohet me VKM. E kërkon Rama sepse e ka mbushur Kuvendin me kriminelë. Kjo është e pajustifikueshme.
Ervin Salianji: Një pjesë e diskutimit duhet të jetë e hapur.
Qefaliaj: Unë habitem se përse duhet të jetë objekt bisede nëse duhet të jesh ose jo me çertifikatë sigurie. Secili deputet është i përgjegjshëm për të bërë punën e tij. Kërkoj që të operoni me dyer të mbyllura për këtë seancë.
Nasip Naço: Nëse vendoset me dyer të mbyllura, të gjithë deputetët duhet të mbyllin telefonat.
Xhaferraj: Ky është skandal. Nuk kufizohet me VKM. Certifikatën e kërkon Rama se e mbushi Kuvendin me kriminelë.
Kryetari Naço: Sa të fiken kamerat do ju lë te flisni. Dorëzoni celularët
Flamur Noka: Do dorëzojmë të gjitha, celularët, këpucët. Ju kërkoni që ne ti dorëzojmë të gjitha. Mirë bën. Unë respektova çdo koleg, unë heshta dhe dëgjova, zoti kryetar çështja për të cilën është thirrur kreu i SHISH është çështje sensitive, nuk ka asnjë sekret. Shteti ishte i pambrojtur.
Qefaliaj ngrihet nga vendi*
Naço: Kush do që seanca të jetë me dyer të mbyllura, Pro gjashtë persona. Seanca vijon me dyer të mbyllura.
komisioni i sigurise 3 tetor 2022
Politike
3 Tetor 2022, 12:44
A.B
Edi Rama dhe Bajram Begaj
TIRANË- Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj përshëndeten pas takimit ...
Politike
3 Tetor 2022, 12:08
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria është në një moment të rrezi...
Politike
3 Tetor 2022, 11:50
A.B
Dhuarata Çupi dhe Anila Denaj
TIRANË- Komisioni i Territoriales është shoqëruar ditën e sotme me debate mes dy kryetareve t...
Politike
3 Tetor 2022, 11:42
A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se janë të hapur për çdo lloj propozi...
Politike
3 Tetor 2022, 11:30
k.m.
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Të ardhurat në vend në 8 mujorin e parë të vitit janë rritur me 15.9%. Të dhënat m&eu...
Politike
3 Tetor 2022, 11:16
f.g
Ina Zhupa, deputete
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e quajti një dështim të qeverisë, Ministrisë për ...
Politike
3 Tetor 2022, 11:11
A.B
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj. Takimi i cili nisi në orët e para ...
Politike
3 Tetor 2022, 11:05
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Grupi parlamentar i Deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj, kanë prez...
Politike
3 Tetor 2022, 10:34
A.B
Agron Haxhimali
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozi...
Politike
3 Tetor 2022, 10:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët shqiptarë janë me notat më të larta kur shkojnë n...