LIVE UPDATES
Politike

DETAJET/ Dëshmia e Daniel Shimës dërgoi SPAK në pronat e Karçanajt/ Ish-zyrtarja: Vilat jo të miat, vetëm kam pushuar

Në cilësinë e personit që ka dijeni, Shima ka dhënë 3 herë deklarime në SPAK, duke treguar detaje mbi procedurat tenderuese dhe disa pasuri që dyshohet se i përkasin ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

31 Mars 2026, 14:19 Nga I.A
DETAJET/ Dëshmia e Daniel Shimës dërgoi SPAK në pronat e
Daniel Shima, Mirlinda Karçanaj dhe Edi Rama

TIRANË- Dëshmia e Daniel Shimës, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), ka çuar mëngjesin e djeshëm Prokurorinë e Posaçme SPAK në kryerjen e disa kontrolleve në Tiranë, Qerret dhe zonën bregdetare të Palasës.

Në cilësinë e personit që ka dijeni, Shima ka dhënë 3 herë deklarime në SPAK, duke treguar detaje mbi procedurat tenderuese dhe disa pasuri që dyshohet se i përkasin ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Nisur nga këto deklarime të një dëshmitari që SPAK, në këtë fazë të hetimit, e konsideron të mbrojtur, hetuesit kanë nisur një hetim pasuror ndaj Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe biznesmenit Ermal Beqiri.

Shima u ka treguar hetuesve se mes pasurive që disponon Mirlinda Karçanaj është një vilë e regjistruar në emër të personave të tjerë në Qerret të Kavajës dhe Palasë të Dhërmiut.

Sipas ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, ai e ka parë disa herë Mirlinda Karçanaj të pushojë në verë dhe në ditët e fundjavës, pikërisht në dy vilat në Qerret dhe Palasë.

Lidhur me prezencën e saj në këto dy vila luksoze është marrë në pyetje në SPAK edhe Mirlinda Karçanaj, e cila ka pretenduar, duke pranuar se ka qenë me pushime ditore në këto dy vila, por ka shtuar se ajo nuk është pronare e këtyre vilave.

Sipas Karçanaj, vila në Palasë i përket ish-nën/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Ndërsa Daniel Shima, në deklarimin e tij, pretendon se banesa luksoze i përket Mirlinda Karçanaj. Sipas burimeve të SPAK, në fakt vila luksoze është e regjistruar në emër të një punonjësi të Daniel Shimës.

Ndërsa, për sa i përket vilës tjetër në zonën e Qerretit, e cila mëngjesin e djeshëm u kontrollua nga SPAK, mësohet se kjo banesë është e regjistruar në emër të një shtetasi nga Kukësi.

Ky person është lokalizuar dhe shoqëruar në SPAK për të dhënë shpjegime. Mësohet se ai ka deklaruar që nuk kishte shumë informacion mbi atë çfarë kishte ndodhur me këtë pronë.

Dhe menjëherë pas administrimit të këtyre provave, prokurorët e dosjes, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kanë kërkuar ushtrimin e kontrolleve në 4 banesa.

Një në Tiranë, që është shtëpia e nënës së Mirlinda Karçanaj, në të cilën aktualisht ish-zyrtarja po qëndron në masën e “arrestit në shtëpi”. Një në zonën e Qerretit në Kavajë dhe dy të tjerat në zonën e Palasës në Dhërmi.

Kontrollet janë kryer me shpresën e gjetjes së sendeve personale apo të dhënave të tjera që mund ta lidhin Mirlinda Karçanaj me këto pasuri dhe veprimtarinë e veprave penale.

Ndërkohë pritet që SPAK, në ditët në vijim, të procedojë me vendosjen e sekuestro preventive ndaj këtyre pasurive.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në kuadër të këtij hetimi ka dalë edhe emri i biznesmenit të ndërtimit, Orest Sota.

Fillimisht, emri i tij doli për shkak të një marrëdhënie qiraje që ka pasur me Mirlinda Karçanaj, ku kësaj të fundit i ka dhënë me qira një apartament banimi në kryeqytet.

Vetë Karçanaj ka pretenduar në SPAK se banesën me qira e ka gjetur krejt rastësisht dhe pa u ndikuar apo orientuar nga askush. Sipas saj, numrin e banesës me qira e ka gjetur në një parukeri, i cili ishte i ngjitur në xhamin e derës./Syri.net

daniel shima mirlinda karçanaj edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë