27 Maj 2026, 16:25
Nga E.d
Muhamed Veliu dhe Toni Gogu
Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Brukseli, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se gjatë konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt ditën e djeshme, u vlerësua progresi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.
Si drejtues i Ministrisë së Drejtësisë, Gogu deklaroi se puna e tij do të fokusohet më shumë në rritjen e shpejtësisë për dhënien e vendimeve gjyqësore dhe fuqizimin e garancive procedurale të aktorëve të sistemit të drejtësisë.
Intervista e plotë:
Gazetari: Dje u mbajt konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, nga ku nisi mbyllja e kapitullit të parë “Themeloret”. Ju ishit në atë konferencë. Çfarë detyrash ju lanë?
Ministri Gogu: Detyrat që i lihen kujtdo që ngjit një majë janë detyra për sistemin e drejtësisë shumë të rëndësishme: si mund të rrisim aksesin në drejtësi, ndihmën juridike për qytetarët, si mund të vazhdojmë të fuqizojmë pavarësinë e gjyqësorit.
Dje u tha që themeli i sistemit të drejtësisë tashmë është i certifikuar nga standardi europian dhe kjo gjë duhet të vazhdojë. Mbi këtë duhet të ngrihet ngrehina. Është ajo pyetja që me të drejtë bën çdo qytetar: çfarë përfitoj unë? Po, ende jo plotësisht qytetari shqiptar nuk e ka marrë një çështje të zgjidhur. Ne duhet të rrisim urgjentisht shpejtësinë e zgjidhjes së çështjeve dhe në të njëjtën kohë duhet të fuqizojmë garancitë procedurale të vetë gjyqtarëve, prokurorëve, aktorëve të sistemit, palëve në proces. Qytetarët duhet të jenë të mbrojtur në çdo fazë të procesit.
Gazetari: Pati ndonjë kërkesë specifike për vijimin e luftës me korrupsionin në nivele të larta, siç është mësuar Komisioni Europian ta artikulojë këtë çështje?
Ministri Gogu: U përshëndet progresi që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit. Strukturën e posaçme që Shqipëria ka ngritur e quajtën nga komisionerja dhe të gjitha vendet anëtare si një nga arritjet kryesore, bashkë me Vettingun. Ajo çfarë u theksua është që Shqipëria duhet ta vazhdojë këtë progres, ashtu siç duhet të bëjë çdo vend i BE-së. Ajo që ne do bëjmë është të vazhdojmë fuqizimin e strukturave që kemi ngritur, por në çdo nivel prokurorie duhet të ketë një rol proaktiv ndaj korrupsionit. Duhet të fuqizojmë garancitë procedurale që çdo qytetar që do të ballafaqohet me akuza për korrupsion të jetë i mbrojtur.
Gazetari: Për Ministrinë e Drejtësisë, çfarë do të thotë kjo situatë e re në të cilën ne futemi?
Ministri Gogu: Përgjegjësi më e madhe, proaktivitet më i madh. Ne u përgjigjemi qytetarëve. Pyetjet që Ministria e Drejtësisë do të ketë çdo ditë në tavolinë janë pyetjet që ka çdo qytetar: Si mundet procesi të mbarojë më shpejt? Si mundet gjykata të më përgjigjet në kohë? Si mundet që vendimi gjyqësor të zbatohet më shpejt?/Top Channel
muhamed veliu bruksel toni gogu
Politike
27 Maj 2026, 16:14
D.S
KOSOVË- Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe siguria në rajon ishin temat kyç të takimeve mes krerëve shtet&e...
Politike
27 Maj 2026, 13:56
E. D
Dolors Montserrat
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Partive Popullore Evropaine, Dolors Montserrat ka zhvilluar një vizitë...
Politike
27 Maj 2026, 09:13
E. D
Foto ilustruese
BRUKSEL- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ...
Politike
27 Maj 2026, 08:51
E. D
Pamjet
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një “videokartolinë” me pamje nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipër...
Politike
26 Maj 2026, 21:23
Barjam Begaj
TIRANË- Barjam Begaj duket se ka vendosur t’i marrë seriozisht të gjitha fetë brenda një jave. Pasi mbylli me s...
Politike
26 Maj 2026, 21:11
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria duhet të ndryshojë qasjen ndaj procesit të integrimit europian, duke dekla...
Politike
26 Maj 2026, 21:01
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Brukseli propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për një qasje të re ndaj z...
Politike
26 Maj 2026, 20:55
E.d
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos dhe kryeministri Edi Rama shkëmbyen batuta gjatë konferencës p&eum...
Politike
26 Maj 2026, 20:51
E.d
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e vendosur për të çuar përpara procesin e integrim...
Politike
26 Maj 2026, 20:49
E.d
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se partneriteti i Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian po bëhet gjithnjë e më...