Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Bëhet haxhi Bajrami dhe shkon në Vatikan, nesër bën kurban
Në fotot e publikuara nga Presidenca, Begaj shfaqet tepër i qeshur, sikur sapo ka zbuluar se diplomacia bëhet më mirë me check-in-e fetare njëra pas tjetrës. Burime jo fort zyrtare thonë se axhenda presidenciale kishte vetëm një objektiv: “mos lër tavë pa provuar”.
26 Maj 2026, 21:23Nga DOSJA
Barjam Begaj
TIRANË- Barjam Begaj duket se ka vendosur t’i marrë seriozisht të gjitha fetë brenda një jave. Pasi mbylli me sukses pelegrinazhin në Mekë dhe mori urimet për Bajram, Begaj “fluturoi” menjëherë drejt Vatikanit, ku zhvilloi një takim plot buzëqeshje me Papa Leone XIV.
Në fotot e publikuara nga Presidenca, Begaj shfaqet tepër i qeshur, sikur sapo ka zbuluar se diplomacia bëhet më mirë me check-in-e fetare njëra pas tjetrës. Burime jo fort zyrtare thonë se axhenda presidenciale kishte vetëm një objektiv: “Mos lër tavë pa provuar”.
Me kërshëri Dosja po ndjek axhendën, nëse ndalesa e radhës do jetë ndonjë manastir tibetian “për të mbyllur turin shpirtëror”. Ndërkohë, Presidenca e cilësoi takimin me Papën si “tepër të rëndësishëm për harmoninë fetare”, edhe pse shumica e ndjekësve mbetën duke komentuar vetëm itinerarin rekord: Mekë – Tiranë – Vatikan. Nesër në Tiranë, pret kurban për Bajram. Çfarë gjeniu!/Dosja.al