LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, zv.ministrja Raouna: Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve

Raouna tha se beson thellësisht te zgjerimi dhe është e kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare.

26 Maj 2026, 20:34 Nga E.d
Konferenca e 8-të ndërqeveritare, zv.ministrja Raouna: Shqipëria
Marilena Raouna

BRUKSEL- Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna ka deklaruar se Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve. Raouna tha se beson thellësisht te zgjerimi dhe është e kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare.

Ajo tha se progresi nuk matet vetëm me miratimin e reformave, por me zbatimin efektiv të tyre. Në fund, ajo tha se Komisioni Europian mbetet i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë.

“Ishte një nder dhe privilegj kaq i madh të kryesoja sot Konferencën e 8 për anëtarësimin me Shqipërinë me kryeministrin Rama dhe komisioneren Kos. Gjatë presidencës së Qipros, Këshilli ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë për grup kapitullin e themeloreve mbështetur në raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme të Komisionit Europian dhe në vijim të këtij vlerësimi Konferenca sot e anëtarësimit doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grup kapitullin e themeloreve. Kjo është një arritje vërtetë domethënëse dhe një vlerësim i rëndësishëm i përpjekjeve të qëndrueshme për reforma të Shqipërisë dhe angazhimit politik nga Shqipëria në rrugëtimin e saj europian.

Ky gur kilometrik e lejon Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit dhe në momentin kur të plotësohen kushtet përkatëse ne të nisim të mbyllim provizorisht kapitujt. E kemi thënë hera herës që zgjerimi është një përparësi strategjike për presidencën e Qipros dhe që ne do të jepnim rezultate dhe është pikërisht ajo çfarë po bëjmë sot. Ne besojmë thellësisht te zgjerimi si një prej politikave më transformuese të BE dhe jemi për rrjedhojë veçanërisht të kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare e të përhershme në përputhje të plotë me qasjen të bazuar në meritë të BE me vlerësim rigoroz dhe të drejtë dhe me kushtëzim rigoroz dhe të drejtë.

E sotmja kështu është dhe një shenjë e angazhimit tonë të palëkundur për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Do doja të përgëzoja qeverinë shqiptare, autoritetet, institucionet dhe qytetarët për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara reformat, reforma të vështira. E dimë që procesi i anëtarësimit është një rrugëtim i mundimshëm, por një rrugëtim që ia vlen dhe që kanë dëshmuar një angazhim kaq të qartë ndaj një të ardhmeje të përbashkët europiane.

Në të njëjtën kohë konferenca e sotme shënjon fillimin e një faze të re ndoshta dhe më sfiduese dhe kërkuese të procesit të anëtarësimit sepse grup kapitulli i themeloreve mbetet në themel të negociatave. Progresi në këtë fazë nuk matet vetëm me miratimin e reformave apo të legjislacionit por gjithmonë e më tepër me zbatimin e tyre efektiv me një bilanc të konsoliduar dhe të besueshëm dhe nga rezultatet të prekshme të cilat janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. Kjo nënkupton përpjekje të vazhdueshme për të forcuar shtetin e së drejtës, për të garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshi të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe për të garantuar që institucionet demokratike të funksionojnë efektivisht dhe me transparencë.

BE pret me padurim për të vazhduar këtë vrull reformash nga Shqipëria me të njëjtën vendosmëri që e ka sjellë Shqipërinë në këtë gur kilometrik kaq të rëndësishëm sot. Në këtë drejtim arritja e sotme përfaqëson si vlerësimin e përparimit që është bërë si dhe nisjen e fazës tjetër. Komisioni Europian mbetet tërësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit dhe presidenca e Qipros do të vazhdojë të punojë deri ditën e fundit të presidencës së vet me të njëjtën përkushtim dhe me të njëjtën shpejtësi. Konferenca e sotme dëshmon edhe një herë që politika e zgjerimit jep rezultate konkrete kur reformat nga partnerët për zgjerimin ndiqen me vendosmëri, transparencë dhe besueshmëri," tha zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna./Dosja.al

marilena raouna be bruksel

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë