Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me anë të një deklarate në Facebook, Bergner e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përgëzuar qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës dhe drejtësisë për angazhimin e tyre në këtë drejtim.
BRUKSEL- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka përshëndetur arritjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Fundamentals”, gjatë Konferencës Ndërqeveritare të zhvilluar sot mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel. Me anë të një deklarate në Facebook, Bergner e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përgëzuar qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës dhe drejtësisë për angazhimin e tyre në këtë drejtim.
Ai theksoi se dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse. Më tej diplomati u ndal edhe te pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, duke i cilësuar ato si kushte të panegociueshme për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin "Fundamentals“ përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e „Fundamentals“ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.
Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias.
Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave”, thuhet në reagimin e tij./Dosja.al
Luçiano Boçi KUKËS- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjes&...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-drejtor në Ministrinë e Financave, Endri Duçka, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Gjatë nj&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Duke folur shkurt pë...
Bart De Wever, Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjik&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga E...
Saimir Korreshi LUSHNJE- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish gjendjen skandaloze në spitalin e Lushnjes. Pas denoncimit p...
Sali Berisha TIRANË- Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), organizata më e madhe politike ndërkombëtare që bën bashk...
Jurgis Çyrbja DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar nga Gjykata e Posaçme për shkak t...