Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rama tha se sot vendi ka një PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik 1200 euro.
BRUKSEL- Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar se BE është një dashuri që sjell vuajtje, por është i lumtur për rezultatet që ka arritur deri më tani. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërqeveritare, Rama u shpreh se Shqipëria i çeli të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaloi më pas tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve.
Rama tha se sot vendi ka një PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik 1200 euro. Në fund, Rama tha se ekonomia e Shqipërisë po rritet, ndërsa shtoi se kjo ka ardhur si rezultat i punës së vazhdueshme.
“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për Bashkimin Europian, dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi dhe sigurisht jemi të lumtur. Jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord, ashtu siç e theksoi dhe Marta, siç e ka theksuar në një sërë rastesh, ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt, ndoshta sepse ishte shumë vonë dhe kaluam nga kjo, tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati shumë të shkurtër.
Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë, por ndoshta është po kështu dhe momenti për t’iu thënë të gjithë shqiptarëve në atdhe të cilët kanë ndjekur IBAR-in me kaq pasion dhe siç ju thashë më parë në sallë, fjala “IBAR” u bë edhe më trendi sesa fjala “Kupë Botërore”. Ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Dua të them që sot kemi një vend i cili ka një PBB prej mbi 27 miliardë eurosh dhe e nisëm me 10 miliardë euro. Kemi një vend i cili ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik rreth 1100 euro dhe kemi nisur me një pagë mesatare prej 325 eurosh. Kemi sot një vend që sot ka shkuar nga 300, 400 investime direkte të huaja në miliarda vitin e kaluar. Po rriten investimet, po rritet ekonomia, por është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se e gjitha kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku. IBAR-i, piketat e ndërmjetme, të parme, të pasme, tingëllojnë abstrakte, por janë mjaft reale dhe kanë të bëjnë me faktin që kemi atë për të cilën sot morëm konfirmim, institucione të forta, shumë më të forta sesa 10 vjet më parë. Një sistem drejtësie të fuqizuar dhe që është i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë.
E nisëm me stigmën e një vendi ku kishte kulturë pandëshkueshmërie dhe sot duket si të ketë qenë në një epokë, në një kohë të shekujve më parë, ndërkohë që ishte vetëm pak vite më parë. Bashkëpunimi ynë në ligj zbatim me partnerët europianë është më i thellë. Administrata jonë është gjithmonë e më tepër e angazhuar, e investuar dhe e aftë, siç e tregon edhe puna që bëjmë ngushtësisht me Komisionin dhe rrugëtimi ynë europian është i pakthyeshëm dhe i gjithë ky është sfondi ose më mirë themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, për vende më të mira pune, për investime më të mëdha e kështu me radhë.
Pa dashur të them shumë më tepër, dua thjesht të falënderoj nga zemra së pari Komisionin, sepse është një kujdestar vërtetë që na ndihmon në çdo hap të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë dhe kjo e bën BE-në bekim për një vend si i yni që ka dalë nga një histori pa institucione, pa traditë të institucioneve e pa një traditë mirëfilli të shtetit dhe ky është një proces shtet ndërtues”, theksoi ai./Dosja.al
Edi Rama, Marta Kos BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me batuta në Konferencën Ndërqeveritare, duke iu drejt...
Marta Kos BRUKSEL- Komisonerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria është vendi i dytë që ...
Marilena Raouna BRUKSEL- Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna ka deklaruar se Shqip&eu...
Reinout Vos BRUKSEL- Ambasadori holandez Reinout Vos ka reaguar, pak pas mbajtjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE. N&eum...
Karl Bergner BRUKSEL- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka përshëndetur arritjen e objektivave t&e...
Luçiano Boçi KUKËS- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjes&...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-drejtor në Ministrinë e Financave, Endri Duçka, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Gjatë nj&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Duke folur shkurt pë...