LIVE UPDATES
Politike

"Do të sjellim ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor"/ Rama në podcast: Shqipëria nuk ndalet nga askush, më shumë punë në vend dhe më shumë krenari në arenën ndërkombëtare

Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama tha se kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit publik spitalor të vendit.

30 Nëntor 2025, 10:53 Nga E.d
"Do të sjellim ekselencat më prestigjioze të shërbimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të sjellë në Shqipëri një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, si në praktikën private dhe në praktikën partneriteti publik–privat. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama tha se kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit publik spitalor të vendit.

Lideri i qeverisë u ndal edhe tek samiti europian, për të cilin tha se së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin Marta Kos, bënë një bilanc të ecurisë së planit të ri të rritjes, ndanë pikëpamje të vlefshme për integrimin e mëtejshëm ekonomik në rajon dhe integrimin e vendit si rajon në Tregun e Përbashkët Europian. Në fund, Rama tha se Shqipëria tanimë nuk ndalet dot nga askush dhe për asnjë arsye, ndërkohë që kuotat e saj ndërkombëtarisht vazhdojnë të rriten.

“Para pak ditësh vizitova Dohën dhe kalova disa orë intensive diskutimesh me mikun tim të shtrenjtë, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, një ndër udhëheqësit më të talentuar e më të respektuar të botës së sotme, i cili do të vijë me shumë dëshirë në Shqipëri në muajt e parë të vitit të ri. Prekëm shumë tema me Kryeministrin dhe do të përgatisim një agjendë ambicioze bashkëpunimi, që do ta bëjmë publike gjatë vizitës së tij në Shqipëri, por mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor.

Edhe këtë javë Shqipëria u bë mikpritëse e një samiti europian, këtë herë mes vendeve të rajonit dhe Komisionit Europian, për Planin e ri të Rritjes, ku së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, miken e paçmuar të Shqipërisë, Marta Kos dhe skuadrën e saj të ekspertëve, bëmë një bilanc të ecurisë së planit të ri të rritjes, ndamë pikëpamje të vlefshme për integrimin e mëtejshëm ekonomik në rajon dhe integrimin tonë si rajon në Tregun e Përbashkët Europian. Shqipëria tanimë nuk ndalet dot nga askush dhe për asnjë arsye, ndërkohë që kuotat e saj ndërkombëtarisht vazhdojnë të rriten, me shumë punë këtu në Shqipëri e më shumë krenari e dinjitet në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, tha Rama./Dosja.al

edi rama marta kos be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës