Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ervin Salianji deklaroi se është gjetur sërish një arsye për të shtyrë seancën, duke përmendur se avokatit mbrojtës të Geron Xhafajt, i kishte vdekur babai dhe ishte në një ceremoni mortore.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur pas daljes nga Gjykata e Apelit për shtyrjen e seancës së ditës së sotme. Në fjalën e sotme para mediave, Salianji deklaroi se është gjetur sërish një arsye për të shtyrë seancën, duke përmendur se avokatit mbrojtës të Geron Xhafajt, i kishte vdekur babai dhe ishte në një ceremoni mortore. Por kjo nuk është arsye për Salianjin, pasi paditësi mund të përfaqësohej nga Prokuroria.
“Për të vazhduar analogjinë është në pritje çështja tjetër. U gjet sebepi për ta shtyrë sërish seancën gjyqësore. Në publik ditën e parë që është bërë denoncimi ai që ka bërë akuzën dhe unë sot jam në gjykatë ka shkuar për të kryer dënimin e tij. Prokuroria ka bërë një paçavure. Unë nuk e di. Kjo çështje duhet të përfundonte me shpejtësi., Çështja ka dalë për të mos pasur një rishortim. Fakti që është hedhur një short drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi. Nuk duhet të jetë avokati. Publiku pret të themi provat dhe ne presim drejtësi të shpejtë. Pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancë gjyqësore është inkurajim për drejtësinë. Nuk kanë asgjë deputetët e opozitës përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione ashtu si ka ndodhur në këtë rast,”- tha Salianji.
Më tej, Salianji foli edhe për pjesëmarrjen e deputetëve opozitarë në seanca gjyqësore: Pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seanca gjyqësore, ashtu siç kemi bërë në çdo seancë ku duket që ka haptazi padrejtësi dhe përdorim politik është inkurajim për drejtësinë. Pjesëmarrja e deputetëve të opozitës është inkurajim për drejtësinë.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.
Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama e nisi ditën me pamjen e dy breshkave që sodisnin në zyrën e tij. Aq ëmbël i flet Rama breshk&eu...
Foto ilustrim TIRANE- Një artikull i botuar sot në gazetën "EuObserver" parashtron se Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e ud...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për nisjen e vitit të ri akademik. Me anë të një postimi në ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish opozitën ditën e sotme pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë s&...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk preferoi ti jepte përgjigje pyetjes se çfarë di ai më shumë kur akuzon ...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama garantoi sot se dimri për shqiptarët nuk do të jetë aq i dhimbshëm falë ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën në zyrën e tij në Partinë Socialiste me një mesazh për zgje...
Pamje nga Asamblea RWANDA- Delegacioni i Shqipërisë në Asamblenë e 145 e IPU-së, janë larguar nga salla së bashku m...
Edi Rama ATHINË- Gazeta e njohur greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim raporteve mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital. Sipas Ra...