Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SPAK pretendon se ka prova që Ahmetaj ka përfituar 500 mijë euro si dhe dy vila në Palasë dhe Hamallaj nga afera e inceneratorëve.
TIRANË- Dosja e SPAK kundër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj e cila do prezantohet ditën e sotme në orën 16:00 në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, përmban edhe disa komunikime të tij me persona të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.
Gazetarja Klodiana Lala zbulon se në dosje janë disa komunikime të Ahmetajt me Mirel Mërtirin që në vitin 2012.
“Mes Ahmetajt dhe Mërtirit ka pasur komunikim të afërt për sa kohë ata i drejtohen njeri tjetrit me nofka dhe ata flasin me detaje për gjithçka ndodh mes tyre. Në një moment Mërtiri e pyet Ahmetajn dhe i thotë që “gjithë PS dhe udhëheqja e PS ka zbarkuar në Korçë”. Ahmetaj i përgjigjet
“Unë isha i ftuar por ndodhem jashtë Shqipërisë në udhëtime”. Në kuadër të këtij akt ekspertimi rezulton se Ahmetaj komunikon me ish kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo të cilit i kërkon të komunikojnë dhe të ulen bashkë me Mërtirin në kafe dhe më pas vijojnë komunikimet mes Zotos, Mërtirit dhe ish kryetarit të bashkisë”, thuhet në dosjen kundër Ahmetajt.
Sipas Lalës, SPAK pretendon se ka prova që Ahmetaj ka përfituar 500 mijë euro si dhe dy vila në Palasë dhe Hamallaj nga afera e inceneratorëve.
“Bëhet fjalë për detaje ku janë renditur prova dhe fakte që SPAK pretendon se ka kundër Ahmetajt. Ndërkohë që ky i fundit përmes avokatëve të tij është i pafajshëm për këto akuza. Sa i përket transaksioneve ato janë kryer përmes personave të dytë dhe të tretë dhe në të gjitha rastet ato janë paguar nga bosët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët janë në kërkim. Ahmetaj ka dyshime të ketë përfituar një shumë prej 500 mijë euro, një vilë në Palasë dhe një vilë në Hamallaj. Nga udhëtimet që ka kryer jashtë vendit Ahmetaj nuk ka qenë vetëm, por ka udhëtuar bashkë me bosin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri”, raportoi Lala.
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) dorëzoi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit. Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”./Dosja.al
Arben Ahmetaj TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Një pu...
Mira Rakacolli TIRANË- Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u diskutua sot në par...
Edi Rama LITUANI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do t&eu...
Arben Ahmetaj TIRANE- Transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qënd...
Arben Ahmetaj dhe Rahman Rraja TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti i PS-së Rahman Rraja janë kryefjal&...
Ina Zhupa TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet seanca për 'Butrinin' në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e Partisë Demokratike Ina...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu drejtua me një thirrje ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili &eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë ditën e sotme në samitin e NATO-së në Vilnius. Aty do të jen&...
Anila Hoxha TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se krahas dosjes aktuale përmes së cilës SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e im...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Arben Ahmetaj i cili ndodhet në pikën kufitare të Kakavij&e...