LIVE UPDATES
Politike

"Dumani po mbron Irena Gjokën"/ Berisha: Kjo delinkuente i mori 60 milionë lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin

Kryedemokrati tha më tej se gjygjtarja e dosjes së tij, Irena Gjoka është dënuar në Greqi në burg, por sipas Berishës e ka mbajtur të fshehtë. Ai theksoi se Irena ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke. 

21 Korrik 2025, 10:43 Nga E. D
"Dumani po mbron Irena Gjokën"/ Berisha: Kjo delinkuente i mori
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pasi doli nga SPAK. Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK Altin Dumani se po mbron gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka. Kryedemokrati tha më tej se gjygjtarja e dosjes së tij, Irena Gjoka është dënuar në Greqi në burg, por sipas Berishës e ka mbajtur të fshehtë. Ai theksoi se Irena ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke. 

"Altin Troplini hapi dosjen për Irenën me 5 mbiemra pa emër. E kuptoni, ka hapur çështje penale pa emër. Ky është një krim, ky është një abuzim i madh me drejtësinë. Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delinkuente, e cila e ka vendin jo në drejtësi, por atje ku e meriton. Por Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, bën çdo gjë t’i zgjasë kësaj qenie delinkuente qëndrimin në sistem duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e reformës dhe sistemit. Irena me 3 mbiemra është një mashtruese ordinere pasi ajo është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avoketërve të mi.

Irena me 3 mbiemra që mbrohet me të gjitha mënyrat nga Altin Troplini është një delinkuente, e cila ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit për të cilin ajo meriton largimin nga drejtësia dhe ndjekjen penale.
Por, prisni se është interesante, Irena Dumani, t’ia shtojmë një mbiemër të mbeti bosh mbiemri Dumani nga Troplini, Irena Dumani, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë, ka mashtruar në institucionin e deklarimit të pasurive dhe në veting origjinën e pasurisë. Ajo për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë edhe burrin.

Njëherë i merr burrin, pastaj i merr edhe borxhin, a keni dëgjuar ju ndonjëherë një eveniment të tillë të ndodhë?
Le të supozojmë se ka ndodhur, pra i merr borxhin gruas që i ka marrë burrin dhe i referohet në vitin 1996 kontrata e këtij viti i referohet Kodit Civil të vitit 2015. Kodi thotë se kjo kontratë nënshkruhet në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 kishte 200 e pak nene. Pra kjo është kryetarja e gjykatës speciale. Irena Dumani, ta quajmë kështu më mirë se e kuptojnë më mirë njerëzit, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës dhe këtë Irena Dumani e ka fshehur dhe ka thirrur Altin Troplinin tani në mbështetje që të thotë a jam unë apo nuk jam unë.

Pra tani Altin Troplini, do thotë se kjo e dënuara, për të cilën dëshmon vula apostile e Gjykatës së Janinës, do të thotë është Irena apo nuk është Irena. Nuk është Maneku, por është Dumani. E kuptoni ju se çfarë horrash janë këta? Sa të pafytyrë, sa të pamoral, se si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë. Si të bëhen fytyra e shëmtuar e një sistemi. Irena, të cilën Altin Troplini nuk guxon, ndonëse është paditur me emrin e Irena Dumanit, Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër, por që ta mbajë nja dy-tre vjet se do vërtetoj këtë apo atë, paçka se vula apostile tregon se Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë nuk e ka deklaruar në dokumentet e vetingut dhe deklarimit të pasurisë.

Irena ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron pafytyrësisht se nuk është dënuar kurrë. U deklaron gazetarëve se nuk është dënuar kurrë. Dhe pikërisht mbi këtë bazë, Altin Troplini hap çështje penale, por jo me emër për Irena Gjokën, se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg.

Ka fshehur, ka falsifikuar duke iu referuar Kodit të vitit 2015, për Kodin e vitit 1996 dhe ajo që është pastaj, që nuk them se në rrafshin ligjor, por në rrafshin moral, pasi i mori burrin, shkoi dhe i mori edhe 60 milionë lekë hua. Ju e shihni pra se cilët janë individët që përfaqësojnë sistemin e ri të drejtësisë. Janë njerëz të cilët nuk kanë asnjë moral ligjor, nuk zbatojnë asnjë kriter, asnjë standard. Jam këtu për t’i denoncuar dhe do i denoncoj vazhdimisht," tha Berisha. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit