11 Qershor 2025, 16:22
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm në mbështetje të kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se qeveria ka vendosur që brenda një periudhe njëvjeçare, Kosova të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë të përzgjedhur nga një listë e propozuar nga SHBA-të.
Sipas tij qëllimi i këtij angazhimi është lehtësimi i kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të prejardhjes. Gjithashtu Kurti thekson se përzgjedhja e personave do të bëhet në bazë të kritereve që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik. Ai theksoi se gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të veprojnë në përputhje me ligjet vendore dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Postimi i Kurtit:
Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.
Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.
albin kurti qeveria e kosoves
Politike
11 Qershor 2025, 15:23
Erion Veliaj
TIRANE- Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me dalje...
Politike
11 Qershor 2025, 15:20
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 d...
Politike
11 Qershor 2025, 14:26
M.B
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takim...
Politike
11 Qershor 2025, 14:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve për rritje të...
Politike
11 Qershor 2025, 13:09
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Politike
11 Qershor 2025, 12:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po bën presione të jashtëz...
Politike
11 Qershor 2025, 12:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku pyet dhe...
Politike
11 Qershor 2025, 12:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Politike
11 Qershor 2025, 12:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sërish pamje të disa kartave të identitetit t&eu...
Politike
11 Qershor 2025, 12:31
M.B
Personat e paraqitur në video
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publike gjatë një konference për s...