LIVE UPDATES
Politike

Çështja "Beleri" përplas Ramën me përfaqësuesit e Greqisë në Bruksel: Po krahasoni Shqipërinë me Siberinë (DEBATI)

Ai u shpreh se Greqia duhet te mësojë te respektojë drejtësinë në vendin  e tyre dhe në çdo vend të Bashkimit Europian. Kryeministri përsëriti sërish se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë.

15 Shkurt 2024, 13:13 Nga r.ll
Çështja "Beleri" përplas Ramën me
sakis ioannidis, edi rama

BRUKSEL- Çështja "Beleri" ka përplasur kryeministrin Edi Rama me përfaqësuesit e Greqisë në konferencën e zhvilluar sot në Bruksel.  Sakis Ioannidis i cili është i dërguari i Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë, tha se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri nuk po lejohet që të bëjë betimin dhe kjo gjë nuk do të pranohej në asnjë vend të BE-së.

Rama i cilësoi si të pavend akuzat ndaj Shqipërisë dhe tha se vendi ynë po krahasohet me Siberinë, sikur dikush po mbahet peng nga një regjim mizor. Sipas Ramës, kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia. Ai u shpreh se Greqia duhet te mësojë te respektojë drejtësinë në vendin  e tyre dhe në çdo vend të Bashkimit Europian. Kryeministri përsëriti sërish se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë.

DEBATI I PLOTË:

-Pyetje: Faleminderit shumë! Do të flas në gjuhën greke. Kryetarë, kryeministra, kemi organizuar organizimin sot për shoqërinë civile, ju uroj mirëseardhjen në seancën tonë plenare. KESE ka treguar se mbështet pjesën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe ne i mirëpresim të gjithë anëtarët e rinj në familjen tonë të KESE-s. Bashkimi Europian nuk është vetëm një instrument financiar. Është një instrument institucional dhe të dy kryeministrat përmendën një gjë të tillë. Do doja që të përmendja një çështje që lidhet me këtë dhe ka të bëjë me kryetarin e bashkisë së Himarës, zoti Beleri.

Zoti Beleri u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, i akuzuar për korrupsion për 360 euro dhe ka qëndruar i burgosur për 160 ditë dhe nuk është lejuar të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës. Nuk do të komentoj për vendimet e këtij vendi, por një dëshmitar kryesor pranoi se i ishte dhënë ryshfet. Në qoftë se kjo do të kishte ndodhur në një vend të Bashkimit Europian, këto akuza do të ishin rrëzuar tanimë dhe nuk do të mbahej askush, dikush për 9 muaj në burg në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Megjithatë, organizata e shoqërisë civile në Shqipëri, organizatat e pakicës dhe opozita në Shqipëri, e kanë dënuar këtë shkelje të konventës së të drejtave të njeriut, kryetari i bashkisë akuzohet, do ta përmbyll zonja moderatore. Ai nuk lejohet të bëjë betimin dhe ai është kryetar i zgjedhur i bashkisë, po flas për sovranitetin popullor. Është një parim kyç për zgjerimin. Për 5 minuta do t’iu jap mundësi të përgjigjeni

Po do të keni mundësi të përgjigjeni. Faleminderit që respektuat kohën. Kemi një listë mjaft të gjatë ndërhyrjesh përpara nesh.

Moderatorja: Do të kemi tashmë 5minuta për reagime. Ndoshta do të doja tia jepja sërish fjalën miqve tanë të shquar. Nuk e di nëse kryeministri Rama do donte të reagonte.

Kryeministri Edi Rama: Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.

Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?

Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është.

Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane.

Faleminderit shumë.

- Faleminderit kryeministër! Ndoshta në interes të kohës do të vijoj me pjesën tjetër të ndërhyrjeve, por mjafton të thuhet që bazuar në komentet që dëgjuam, kjo nismë po kështu na ndihmon që të komunikojmë me njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë diçka më tjetër për njëri-tjetrin kështu që, le ta shohim dhe nga kjo pikëpamje.

Ndërkohë do të vijojmë me raundin e dytë të ndërhyrjeve e do  ta nisim me listën e presidentit.

sakis ioannidis edi rama bruksel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet