Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
KOSOVË- Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë. Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
Në tri vazhdime të seancës, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme. Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve. Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet se Kuvendi duhet të ketë kryetarin dhe pesë nënkryetarë.
Katër nënkryetarë - tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe - u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin. Ndërkohë, të nëntë kandidatët e Listës Serbe dhe kandidati i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dështuan të marrin votat e mjaftueshme.
Basha deklaroi se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit serb janë shteruar, ndaj seanca konstituive konsiderohet e mbyllur. Qëndrimin e tij e mbështetën edhe bashkëpartiakët në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kërkuan që vendi të kalojë tani në fazën e formimit të Qeverisë së re.
Megjithatë, partitë ish-opozitare e kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, pasi Kryesia nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë kushtetuese. Disa ekspertë ligjorë paralajmëruan se situata mund ta çojë vendin drejt një krize të re kushtetuese.
Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit.
Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrim ligjor të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, u bëri thirrje forcave politike të gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ajo nuk e komentoi vendimin e Bashës për ta shpallur të mbyllur seancën konstituive. Radio Evropa e Lirë kontaktoi ekipin e saj për hapat që mund t'i ndërmarrë, por nuk mori ndonjë përgjigje./REL
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnosti. Me anë t&eu...
Foto TIRANË- Mediat e huaja kanë rikthyer vëmendjen tek kryeministri Edi Rama ndërsa së fundmi kanë kritikuar edhe kolegë...
Foto KOSOVË- Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer së fundmi ka zhvilluar një intervistë për mediat në Kosovë k...
Liburn Aliu dhe Albin Kurti KOSOVË- Dy dekada pas themelimit, Lëvizja Vetëvendosje duket se po përjeton edhe një dridhje politike,...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike pritet që të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më 8 shtator në ditën e parë të shkollës, do të hapin d...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se QSUT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse. ...
Në foto: Kryeparlamentari Dimal Basha KOSOVË - Kryeparlamentari Dimal Basha pritet të mbajë nesër në orën 13:00 mbledhje...
Pamje përkujtimi i të zhdukurve KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Person...
ulsi manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e...