LIVE UPDATES
Politike

Financimi rus/ Berisha: Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet! Asnjë në PD nuk ka dijeni, veprim personal i Bashës

Berisha tha se sot u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD dhe tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para. Ai tha se një Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi.

26 Shtator 2022, 18:12 Nga e.k
Financimi rus/ Berisha: Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i bëri thirrje ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin rus në parti, në 2017 pasi ua ka detyrim demokratëve.

Berisha tha se sot u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD dhe tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para. Ai tha se një Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi.

Sali Berisha: Si forumi kryesor pas Kuvendit i PD-së, dua të ju informoj se, siç e keni dëgjuar vetë, ish kryetari ka pranuar sipas raporteve serioze, financime ruse. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Për PD-në si parti e interesit kombëtar ky është shkelmin i një prej parimeve më themelore të programit dhe qëndrimeve të saj. Por do të theksoj, tre gjëra duhet ti keni parasysh.
E para; deri më sot në këtë moment nuk ka asnjë individ në PD që të ketë pasur dijeni për financime ruse. Në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë, sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe ish-financierit të partisë, Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është një akt personal i Lulzim Bashës. Së dyti; në 2018 kur ambasadori amerikan Donald Lu më ka sjellë një dosje në zyrë, në mënyrë absolute dhe unë e kam thënë publikisht disa herë dhe ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë, dosja nuk ka pasur asgjë tjetër përveç artikullit të Mother Jones dhe fletës nga Departamenti i Drejtësisë që provonte se Nik Muzin është lobist i PD. Kaq kishte. Në prill pas zgjedhjeve në 6 bashkitë, disa bashkëatdhetarë tanë më kanë informuar nga Nju Jorku se kanë firmosur, por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për siç mashtronte Lulzim Basha, për të financuar lobistin e tij. Pasi u bënë tre burime, unë kam dalë në media dhe kam akuzuar Edi Ramën se mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës. Tani, sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë. Ai po dëshmon mungesë totale përgjegjshmërie, sepse është i detyruar së paku të thotë ku i mori paratë, kush ja dha dhe si i dërgoi në Skoci, kur kanali bankar nuk ekziston. E shpëtoi njëherë Edi Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe unë mendoj që ai nuk duhet ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë, se ka drejtuar këtë parti, meqenëse e mohon, ndonëse ju e dini se gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Së fundi dua të qartësoni çdo qytetar dhe demokrat, se Edi Rama siç ka deklaruar në 2018 se ato janë para ruse, deklaroi edhe para 1 jave në OKB se ato e dinim që ishin para ruse. Edi Rama faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen. E bëri me urdhër të Putinit, nuk kam asnjë të dhënë. Një gjë është e sigurtë, e bëri për të marrë peng kryetarin e opozitës, kjo nuk ka asnjë diskutim. U ndala në këtë çështje për ta mbyllur këtë problem, sepse komisioni që ngritëm sot do të hetojë. Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet, por me ata që mund të hetojë dhe informojë Këshillin Kombëtar dhe opinionin kombëtar për këtë çështje.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit