Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Blushit ky është një rast tronditës, çnjerëzor dhe me dyshime serioze për shkelje të rënda ligjore në sistemin shëndetësor publik.
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi i ka drejtuar një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit. Përmes kësaj kërkese ai ka kërkuar një interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale lidhur me rastin e Ardit Rapushit.
35-vjeçari Ardit Rapushi ka humbur jetën në ambientet e QSUT. Sipas Blushit ky është një rast tronditës, çnjerëzor dhe me dyshime serioze për shkelje të rënda ligjore në sistemin shëndetësor publik.
Blushi u shpreh se për katër ditë, trupi i pajetë i një qytetari është mbajtur i fshehur nga familja, pa njoftim, pa transparencë dhe pa asnjë shpjegim. Ndërsa familja e të ndjerit është informuar, pas katër ditësh që i biri kishte ndërruar jetë.
Deputeti i PL-së, kërkon të dijë se përse Ardit Rapushi humbi jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pse familja ende nuk ka marrë kartelën klinike të plotë, siç e garanton ligji shqiptar dhe a është referuar ky rast pranë organeve të drejtësisë.
Në fund, ai tha se i vetmi dokument i dorëzuar nga QSUT është një vërtetim formal, i papranueshëm, ku si diagnozë shkruhet vetëm: “sëmundje e rëndë”, pa asnjë specifikim.
KËRKESA:
I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,
Në mbështetje të nenit 90, pikat 1 dhe 2 dhe nenit 91, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju parashtroj kërkesënqë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Znj. Evis Sala, t’iu përgjigjet pyetjeve lidhur me një rast tronditës, çnjerëzor dhe me dyshime serioze për shkelje të rënda ligjore në sistemin shëndetësor publik.
Ish-oficeri i ndershëm i Policisë së Shtetit, Z. Ilirjan Rapushi, prej më shumë se një viti kërkon drejtësi për vdekjen e djalit të tij të ndjerë, Ardit Rapushi, 35 vjeç.
Në 19 shkurt të vitit të kaluar, i ndjeri Ardit Rapushi u shtrua për vizitë dhe trajtim mjekësor në Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Sipas babait të tij, për katër ditë me radhë, familjarëve iu mohua e drejta elementare për ta vizituar, pa asnjë shpjegim ligjor apo mjekësor.
Katër ditë më pas, familja, sipas babait të tij, njoftohet se djali i tyre kishte humbur jetën në spital.
Pra, për katër ditë të tëra, trupi i pajetë i një qytetari është mbajtur i fshehur nga familja, pa njoftim, pa transparencë dhe pa asnjë shpjegim.
Edhe më tronditës është fakti se pas më shumë se një viti, familja Rapushi nuk ka marrë ende kartelën klinike të plotë, as dokumentacionin zyrtar që shpjegon shkaqet reale të vdekjes.
I vetmi dokument i dorëzuar nga QSUT është një vërtetim formal, i papranueshëm, ku si diagnozë shkruhet vetëm: “sëmundje e rëndë”, pa asnjë specifikim, pa përgjegjësi dhe pa dinjitet njerëzor.
Në këto kushte, i drejtoj Ministres së Shëndetësisë këto pyetje konkrete, për të cilat kërkoj përgjigje të menjëhershme dhe publike:
PYETJE
Përse Ardit Rapushi humbi jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucion ku u shtrua për t’u kuruar dhe jo për të vdekur?
Kush ka marrë vendimin kriminal për t’ia fshehur familjes për katër ditë faktin e vdekjes dhe trupin e pajetë të djalit të tyre?
Cili është personi ose zinxhiri i përgjegjësisë (mjekë, drejtues pavijoni, drejtues spitali, administratë) që ka shkelur ligjin dhe Betimin e Hipokratit në këtë rast?
Përse, pas më shumë se një viti, familja ende nuk ka marrë kartelën klinike të plotë, siç e garanton ligji shqiptar?
Si shpjegohet dhënia e një vërtetimi banal, pa diagnozë të qartë, për vdekjen e një 35-vjeçari, dhe kush e ka firmosur atë dokument?
A ka nisur Ministria e Shëndetësisë ndonjë hetim administrativ për këtë rast dhe, nëse po, cilat janë përfundimet konkrete?
A është referuar ky rast pranë organeve të drejtësisë dhe, nëse jo, përse është heshtur për më shumë se një vit?
Sa raste të ngjashme ekzistojnë në QSUT dhe në spitale të tjera publike, ku familjarëve u mohohet e vërteta për shkaqet e vdekjes së të afërmve të tyre?
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
DEPUTETI
Tedi Blushi./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka njoftuar protestën e rradhës së opozitës. P...
Foto ilustruse Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit nisi të hënën të ...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend raportin e përpiluar në Këshillin e Mandateve...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot do të depozitohet në...
Aulon Kalaja TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Aulon Kalaja, në lidhje me faljen e gjobave nga qeveria vet&e...
Rexhë Byberi TROPOJË- Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi ka deklaruar në seancën paraprake në GJKKO, se ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me një qytetar nga fshati Tragjas i Vlorës. Telefonatë kjo e cila...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, fillimi i sulmeve ndaj vilës së Enver Hoxhës ka a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu keqardhje për dy të huajat që u ndodhën në vil&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha e cilësoi Kreun e Policisë, Sokol Bizhgën si një armiki egër i ligjit, i cil...