Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet mirënjohës ndaj demokratëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët po dërgojnë mesazhe dhe foto nga qendrat e votimit për të treguar se Partia Demokratike nuk është pronë personale.
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji, ka postuar foto nga fletët e votimit për kreun e PD, ku disa demokratë kanë vënë emrin e tij në fletë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet mirënjohës ndaj demokratëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët po dërgojnë mesazhe dhe foto nga qendrat e votimit për të treguar se Partia Demokratike nuk është pronë personale.
Ai thekson se reagime kanë ardhur nga degë të ndryshme të vendit, nga Shkodra deri në Korçë, Vlorë, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Në fund të reagimit, Salianji shprehet se beteja për rikthimin e Partisë Demokratike tek anëtarët dhe qytetarët do të vazhdojë.
Postimi i Plotë:
Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit! Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale. Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet. Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale! Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga vizita e tij zyrtare në Japoni, ku është...
PD TIRANË- Demokratët do tu drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të...
DASH SHBA- Një dokument i ri i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të...
VLORË- Valon Ademi, administrator i “2A Group”, kompanisë që menaxhon Aeroportin e Vlorës, ka vendosur të flasë p&eu...
Foto ilustrsue TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e manifestit politik të And...
Ina Zhupa SARANDË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, reagoi pas protestës së operator&e...
Luçiano Boçi DIBRA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesë...
Aleksander Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar, se kryeministri i Kosovës Albi...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të v...
foto ilustruese BRUKSEL- Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin e përkohshëm të EU...