18 Shkurt 2025, 15:41
Nga N.F
Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë të mbajtura më 9 shkurt, duke kërkuar vota për Listën Serbe. Rohde shkroi në rrjetet sociale se për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka folur edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau.
Më 11 shkurt, në prezantimin e gjetjeve preliminare të këtij misioni të BE-së u tha se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe – parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka fituar 4.55 për qind të votave të rregullta.
Ende është e paqartë se sa vende në Kuvendin e Kosovës do të marrë kjo parti nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb, teksa ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë.
Serbia kishte ofruar transport për serbët që të shkonin në Kosovë për të votuar më 9 shkurt. Pas votimeve, Lista Serbe ka pretenduar se ka fituar të dhjetë vendet e garantuara. Reagimi i Rohde vjen pasi një ditë më herët Zyra për Jashtëm e Gjermanisë shprehu shqetësimin lidhur me situatën në Serbi, ku sipas Berlinit zyrtar, aktivistët atje po përballen me sulme dhe fushata shpifjeje.
Rohde tha se “këto sulme dhe fushata kalojnë kufijtë serbë. Siç ka theksuar Loiseau, Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet kosovare duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia pa bazë po akuzon Kosovën se po mbështet protestat në Serbia, pa ofruar asnjë provë”.
Muajve të fundit, Serbia po përballet me protesta masive të organizuara nga studentët të cilët po kërkojnë përgjegjësi institucionale lidhur me një incident vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se ka një komplot të dyshuar nga jashtë për ta rrëzuar atë dhe Qeverinë e tij nga pushteti. Ai ka thënë se janë investuar shumë para për ta rrëzuar Qeverinë në Serbi, por nuk ka ofruar prova për këto pretendime./REL
zgjedhjet e 9 shkurtit në kosovë gjermania rohde serbia
Politike
18 Shkurt 2025, 15:36
B.Z
Luçiano Boçi
TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar këtë të h&eum...
Politike
18 Shkurt 2025, 15:30
N.F
Helidon Bushati
TIRANË- Helidon Bushati përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se personalisht ka zgjedhur të mos marr&...
Politike
18 Shkurt 2025, 15:06
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta ka bërë një reagim të gjatë në "Facebook". Ai sjell në vëmendje...
Politike
18 Shkurt 2025, 14:47
r.ll
ajola xoxa, erion veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Politike
18 Shkurt 2025, 14:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evropian në Kosovë kanë zhvilluar takime ...
Politike
18 Shkurt 2025, 14:13
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me hetim...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:56
N.F
Takimi me Kurtin
KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka krerët e partive në Kosovë. Orav p&eum...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:32
M.B
Selia e PD
TIRANA- Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokrati...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:24
N.F
Saimir Tola
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë kandidaturën e Saimir Tolës për vendin vakant të...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:18
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deklarata e zëvendëspresidentit amerikan J D Vance në Ko...