Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Ramës, ndryshimet e vazhdueshme në qeveri, janë kryer për të dhënë mesazhe të qarta.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ministrat dhe ish-ministrat, të cilët kanë rënë në pranga, tanimë janë në hallin e tyre dhe se kanë mbaruar punë me politikën dhe publikun. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Rama u shpreh se pjesa më e madhe e tyre, kanë qenë të larguar nga qeveria, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë. Sipas Ramës, ndryshimet e vazhdueshme në qeveri, janë kryer për të dhënë mesazhe të qarta.
"Po një minutë, se ky është një proces 10 vjeçar dhe këtu bëhet fjalë, se nuk dua fare t’i përmend ata njerëz sepse janë në hallet e tyre, dhe kanë mbaruar punë me mua dhe politikën dhe publikun, por bëhet fjalë për një numërim të caktuar që fillon ditën e parë, një. E dyta, pjesa më e madhe ose mos të tërë, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë, kanë qenë të larguar nga qeveria. Pra, kur më thua çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bëjmë ne faktikisht? Mos t’i hyjmë këtij diskutimi se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri, se po flasim bashkë këtu. Unë personalisht di që ne e para e punës, kur vjen puna për qeverinë, unë jam shumë i vëmendshëm dhe kam bërë ndryshime të vazhdueshme në qeveri, iu kam dhënë mesazhet e mia shumë të qarta të gjithëve. Kam dhënë mesazhe të qarta edhe me lëvizjet e qeverisë, edhe me veprimet të tjera që jo gjithmonë kanë qenë të lidhura me çështje që kanë patur të bëjnë me shqetësime të kësaj natyre dhe nga ana tjetër kemi vijuar të bëjmë reformim dhe ristrukturim dhe për këtë flasin shifrat. Vetëm numri i shërbimeve online që bëhen sot, tregon se sa shumë është ulur niveli i korrupsionit në marrëdhënien direkte qytetar-shtet një herë, vetëm ajo. E dyta, po të shikosh numrin e prokurimeve publike, po të shikosh shpërndarjen e fondeve publike me prokurime publike përsëri ka një shpërndarje shumë më të madhe në shumë më tepër duar të fondeve publike që tregon që ka shumë më tepër transparencë, shumë më tepër garë etj etj. Të gjitha këto janë procese, janë shtetndërtim, nëse do ishin të thjeshta, nëse do bëheshin menjëherë.. Pra, që lufta me korrupsionin duhet të vazhdojë në të gjitha nivelet, kjo nuk diskutohet, që duhet të thellohet, kjo nuk diskutohet, që kur ka ngjarje të tilla njerëzit duhet të ndjehen të çliruar që u lehtësua një peshë që e kemi patur në kurriz edhe që na ka rënduar edhe që nuk e kemi identifikuar dhe jo të krijohet e gjithë kjo zallamahi, por kësaj zallamahisë nuk kemi çfarë i bëjmë është pjesë e jetës politike," tha Rama.
edi rama PARIS- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për mandatin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka ku tha se Gjykata Kushtetuese d...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe problemet me regjistrimin e pronave në Himarë. Ai tha se ka probleme me regjistrimi...
edi rama PARIS- Kryeministri Edi Rama ka folur mes të tjerash edhe për Himarën, ku tha se është një komunitet që k&...
edi rama PARIS- Kryeministri Edi Rama tha se nuk duan konflikte dhe as estradë ballkanike me gërhama nacionaliste në rajon. Sipas tij, Greqi...
edi rama PARIS- Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Parisi ka folur për vizitën dhe pritjen që i bëri presi...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij të m...
GREQI- Media greke "Protothema" ka shkruar se çfarë pritet të ndodhë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i ci...
GREQI- Fredi Beleri, është zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë greke "Demokracia e Re". Në videon e mëposhtme shihet mom...
fredi beleri GREQI- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për eurode...
mbledhja e komisionit TIRANË- Pas pushimit disa minutësh që kërkuan, anëtarët e Partisë Socialiste kanë braktisur m...