6 Shkurt 2023, 21:11
Nga I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu solidaritet me popullin turk për tërmetin tragjik që i mori jetën mijëra njerëzve. Në një intervistë për Euronews Albania, Sula tha se ngjarje të tilla të këtyre përmasave i tregojnë njeriut dhe qeverisë e kryeministrit turk në këtë rast, se duhet të besojë në Zot e të sillet mirë çdo ditë jo vetëm kur ka fatkeqësi natyrore. Sula u shpreh se ka rezerva lidhur me qeverinë turke, e cila ka shumë gjynahe për të larë.
“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva. Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Njerëzillëk duhet treguar edhe në kohë paqeje dhe normaliteti. Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha Sula.
Çfarë po ndodh në Turqi?
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2701 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.
dashnor sula termet ne turqi
Politike
6 Shkurt 2023, 21:10
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po tenton që SHISH ta kthejë në nj&eu...
Politike
6 Shkurt 2023, 21:03
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se dosjen për ta shpallur atë non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka...
Politike
6 Shkurt 2023, 21:02
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama do të dënohej me 40 vite burg për tra...
Politike
6 Shkurt 2023, 19:43
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që më 8 shkurt, qytetarët shqiptarë të rrethojnë godin&e...
Politike
6 Shkurt 2023, 19:33
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e LDGSH-së. Këtë pasdite, para an&eum...
Politike
6 Shkurt 2023, 19:21
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se duhet t'i jenë mirënjohës ish-te dashurës së Char...
Politike
6 Shkurt 2023, 18:05
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me korruptimin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGoniga...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e tij me kandidatët ...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:40
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot kandidatët për kryetarë bashkie, të cilët dolën nga Proc...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:31
F.M
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën me 13 pyetje për kryeministrin Edi Rama në lidhje me dosj...