4 Gusht 2024, 14:57
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin e kartave të ID të skaduara në procesin zgjedhor të Himarë. 6 mijë zgjedhës nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit kishte skaduar.
Berisha shprehet në një postim në Facebook se qindra qytetarë kryesisht mbështetës të opozitës, nuk u lejuan të votojnë prej urdhrave të kryeministrit Edi Rama.
"Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea", tha Berisha.
POSTIMI I SALI BERISHËS:
Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.
Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron.
sali berisha zgjedhjet e pjesshme ne himare
Politike
4 Gusht 2024, 14:32
r.ll
vangjel dule
HIMARË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dha një deklaratë për mediat nga Himara ku komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore që...
Politike
4 Gusht 2024, 13:34
r.ll
foto ilustruese
HIMARË- Deri në orën 13:00 në Himarë kanë votuar 24.99% e qytetarëve. Të dhënat janë rapo...
Politike
4 Gusht 2024, 13:07
r.ll
fredi beleri
HIMARË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka komentuar nga burgu problemin e raportuar në zgjedhjet pë...
Politike
4 Gusht 2024, 12:52
r.ll
celibashi
HIMARË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka treguar disa nga problematikat e procesit zgjedhor në Himarë. Cel...
Politike
4 Gusht 2024, 12:43
r.ll
foto nga himara
HIMARË- Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 22,921 qytetar&eu...
Politike
4 Gusht 2024, 12:16
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka komentuar sot moslejimin e votimit me ka...
Politike
4 Gusht 2024, 11:33
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 11:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e...
Politike
4 Gusht 2024, 11:22
I.A
Karta e ID
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka publikuar një skandal ditën e sotme në Himarë. Duke publikuar disa foto n...
Politike
4 Gusht 2024, 11:12
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, sot ka denoncuar Spitalin Rajonal të Fierit, ku deklaron se që prej muajit mars pa...
Politike
4 Gusht 2024, 10:56
I.A
Petro Gjikuria
HIMARË- Kandidati i Opozitës, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë. ...