1 Maj 2024, 18:35
Nga r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar ditën e sotme thirrjen dhe marrjen në pyetje nga SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj, për inceneratorin e Tiranës.
I ftuar në Syri Tv, Këlliçi tha se qëndrimi në detyrë i kryebashkiakut Veliaj i jep mundësinë atij që të zhdukë dokumentat në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin.
"Është thirrur në SPAK me 4 vite vonesë dhe shumë vonë. Ajo që mua më shqetëson, në 2022 u mbajt komisioni hetimor për inceneratorët dhe rreth 70% e institucioneve të shtetit bashkë me Bashkinë e Tiranës, kanë refuzuar të na kthejnë përgjigje. Pra Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve të opozitës, që e kanë detyrim të na kthenin përgjigje, refuzonin. Kanë kaluar 2 vite dhe ende që ne flasim Erion Veliaj lejohet të qëndrojë në zyrë ne kryetarit të bashkisë duke i dhënë mundësinë të zhdukë dokumenta në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin. Që ta lësh akoma në detyrë Erion Velinë ende në zyrë është një akt kriminal që po kryhet në këto momente nga prokurorët e SPAK.", tha Këlliçi.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur paraditen e djeshme në Prokurorinë e Posaçme ku është pyetur për rreth 7 orë e gjysmë. Ai e kishte paralajmëruar vetë të shtunën e kaluar që do të paraqitej në SPAK. Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Për aferën e inceneratorit të Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.
belind këlliçi erion veliaj spak inceneratori i tiranes
Politike
1 Maj 2024, 18:25
r.ll
kuvendi
TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën p&eu...
Politike
1 Maj 2024, 17:52
r.ll
erisa xhixho, ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur sot Kryesinë e PL-së. Gjatë fjalës ...
Politike
1 Maj 2024, 17:17
r.ll
shkolla e magjistratures
TIRANË- Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi kërkon të zbardhë manipulimin e ko...
Politike
1 Maj 2024, 14:10
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar rezultatet e votimit në Komi...
Politike
1 Maj 2024, 12:12
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme së bashkë me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturë...
Politike
1 Maj 2024, 11:37
I.A
Protesta
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sulmet e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj analistëve dhe opozitës. Beri...
Politike
1 Maj 2024, 10:41
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën që mbajti në mbledhjen e Komitetit Drejtues Komb&e...
Politike
30 Prill 2024, 22:31
N.F
Veliaj dhe Lala
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme u paraqit ne ambientet e SPAK ndersa dekla...
Politike
30 Prill 2024, 22:18
Baton Haxhiu
foto ilustruese
TIRANË- Para pak orësh Erion Veliaj bëri një paraqitje të ethshme televizive duke i sulmuar egërsisht analist...
Politike
30 Prill 2024, 21:46
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe drejtues politik për Tiranën, Belind Këlliçi,&n...