29 Dhjetor 2023, 21:05
Nga h.k
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike nuk dha detaje sesi do të zhvillohet aksioni politik. Berisha u tregua më konkret, kur u pyet për bashkimin në një formacion politik me grupin parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi. Një proces në dukje i mbetur pezull, por që, mesa duket, ka lëvizje larg vëmendjes së medias.
Pjesë nga intervista me kryetarin e PD-së, Sali Berisha
Elona Meço: Nga ana tjetër, është lënë pezull dhe procesi i nisur bashkimit me pjesën tjetër të grupit parlamentar. Pse po vonoheni kaq shumë? Keni diferenca?
Sali Berisha: Është në proces të vazhdueshëm dhe do të kurorëzohet me sukses.
Elona Meço: Ka negociata që ne nuk i dimë?
Sali Berisha: Janë të gjitha zhvillimet në këtë drejtim të sigurta.
Elona Meço: Pra jeni i kënaqur me bisedimet me palën tjetër? Nuk ka ngecje?
Sali Berisha: Jam fare i kënaqur me ecurinë. Jam i vetëdijshëm se problemet ekzistuan, se problemet po shkojnë duke u shëruar. Koha është gjithnjë e rëndësishme. Shpreh këtu mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë deputetët që asgjësuan parlamentin monist dhe me qëndrimet e tyre u bënë protagonistë të pamposhtur të zërit të 600 mijë shqiptarëve. Nuk ka bashkim më të shkëlqyer sesa bashkimi në betejë.
Tek deputetët dhe drejtuesit e një force politike demokratike, vijat e kuqe nuk ekzistojnë. Secili është i lirë. Nuk jemi ne partia e krimit. Nuk jemi ne partia që kemi hequr votën.
Elona Meço: T’ju gjej unë një vijë të kuqe. Vendi i kryetarit nuk është vakant apo jo?
Sali Berisha: Kryetari është në detyrë, sa për dijeni. Nëse njëri thotë këtë apo atë, nuk ka asnjë vijë të kuqe për ta thënë, por problemi është që statuti përcakton se kryetari është në detyrë të plotë.
Elona Meço: Kur thoni që procesi po ecën mirë dhe do të mbyllet shpejt, kur ndodh kjo?
Sali Berisha: Nuk është një proces që mund të thuhet se mbyllet pas 3 ditësh apo pas 5 ditësh, por është një proces që po mbyllet. Këtë mund ta them me siguri. Dhe po mbyllet në mënyrën më të natyrshme, si një mirëkuptim midis bashkëluftëtarëve që e kuptojnë se sot PD është shpresa e fundit e shqiptarëve.
Elona Meço: Dhe nëse ju jeni në arrest shtëpie, a e pengon kjo procesin e bashkimit?
Sali Berisha: Jo përkundrazi! E frymëzon.
sali berisha
Politike
29 Dhjetor 2023, 20:58
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar të akuzojë SPAK-un si një organ në shërbim t&eu...
Politike
29 Dhjetor 2023, 20:43
I.A
Sondazhi
TIRANË- Pavarësisht arritjes së objektivave apo detyrave të realizuara, pjesa më e madhe e shqiptarëve ose 72.3% ja ...
Politike
29 Dhjetor 2023, 19:21
I.A
Ilir Beqja
TIRANË- Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e steri...
Politike
29 Dhjetor 2023, 19:16
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Shtëpia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe disa bashkëpunëtorëve të...
Politike
29 Dhjetor 2023, 18:46
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme ka krye kontrolle në kompaninë 'Delta Pharma', banesën e ish-M...
Politike
29 Dhjetor 2023, 16:52
I.A
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokatët e kryedeokratit Sali Berisha kanë komentuar njoftimin e Gjykatës së Posaçme se nuk i ka...
Politike
29 Dhjetor 2023, 16:35
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka deklaruar se deri më ditën e djeshme nuk është paraqitur asnjë kërkes&eum...
Politike
29 Dhjetor 2023, 16:04
I.A
Ermal Yzeiraj
TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj ka deklaruar se e vetmja ...
Politike
29 Dhjetor 2023, 15:56
alba kepi
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
SHËNGJIN- Komisioni i Ligjeve në Parlamentin italian ka marrë në dorëzim për të shqyrtuar pr...
Politike
29 Dhjetor 2023, 15:39
r.ll
SPAK
TIRANË- Në vendimet e publikuar ditën e premte qeveria ka ndryshuar dy vendime të saj në lidhje me sigurinë e...