Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Veliaj e dorëzoi rekursin më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ndryshoi pjesërisht praktikën për masën e arrestit në burg. Në kërkesën e tij, Veliaj kërkoi që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, në vend të qëndrimit në burg.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, “Arrest në burg”. Me këtë vendim, Kryebashkiaku i Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Veliaj e dorëzoi rekursin më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ndryshoi pjesërisht praktikën për masën e arrestit në burg.
Në kërkesën e tij, Veliaj kërkoi që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, në vend të qëndrimit në burg. Megjithatë, treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala vendosën të lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas ultimatumit të Moskës p&e...
TIRANË- Shoqëria "2A Group" sh.p.k., drejtuar nga Valon Ademi, sqaroi vendimin e dhënë 2 ditë më parë nga Kolegji civil i G...
TIRANË- Seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tension...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka vijuar replikat me organizatën “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke pranuar kështu ...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka sot mundësinë për të treguar nëse vendimin unifikues për masat e siguris&eu...
Albana Koçiu TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se janë miratuar dy vendime në kuadër të aspira...
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit europian, duke e cil&eu...
Eric Wendt TIRANË- Gjenerali-lejtnant në pension, Eric Wendt pritet të miratohet në Senatin Amerikan si ambasadori i ri amerikan pë...
foto ilustruese KOSOVË- Partitë politike në Kosovë nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fush...
Edi rama TIRANË- Organizata “Reporterët pa Kufij” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirin&e...