Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shoqëria "2A Group" sh.p.k. e cilësoi këtë vendim si një anomali të paprecedentë ligjore dhe një cenim flagrant të procesit të rregullt ligjor, lidhur me administrimin e interesave në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), sepse asnjë instancë e gjykatave të faktit nuk i kishte dhënë të drejtë shoqërisë "Mabco Construction" S.A.
![]()
TIRANË- Shoqëria "2A Group" sh.p.k., drejtuar nga Valon Ademi, sqaroi vendimin e dhënë 2 ditë më parë nga Kolegji civil i Gjykatës së Lartë që rrëzoi padinë e bërë nga shoqëria "2A Group", ndërsa më herët dy gjykatat e faktit i kishin dhënë të drejtë kompanisë për kërkesën mbi sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër ‘Mabco’ deri sa vendimi të merrte formë të prerë.
Shoqëria "2A Group" sh.p.k. e cilësoi këtë vendim si një anomali të paprecedentë ligjore dhe një cenim flagrant të procesit të rregullt ligjor, lidhur me administrimin e interesave në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), sepse asnjë instancë e gjykatave të faktit nuk i kishte dhënë të drejtë shoqërisë "Mabco Construction" S.A.
Shoqëria "2A Group", edhe pse nuk përmendi emra, deklaroi se kjo shpjegohet vetëm nga fakti se ky nuk është një vendim i mbështetur në frymën dhe gërmën e ligjit, por një vendim i paracaktuar, sepse procesi është zhvilluar në kushtet e një konflikti të hapur dhe të njohur interesi, pasi kryesuesi i trupit gjykues, Artur Kalaja, ka raporte të afërta dhe të ngushta me përfaqësuesin ligjor të palës tjetër, Ervin Metalla.
Sqarim per publikun
Shoqëria “2A Group” sh.p.k. sqaron opinionit publik dhe institucioneve mbikëqyrëse të sistemit të drejtësisë për të denoncuar një anomali të paprecedentë ligjore dhe një cenim flagrant të procesit të rregullt ligjor, lidhur me administrimin e interesave në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).
Deri më sot, në përballjet e vazhdueshme gjyqësore, asnjë instancë e gjykatave të faktit nuk i ka dhënë të drejtë shoqërisë “Mabco Construction” S.A. Përkundrazi, përmes 12 vendimeve të njëpasnjëshme, të dhëna nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit me trupa që përfshijnë mbi 20 gjyqtarë të ndryshëm, është provuar me themel dhe me prova të pakontestueshme e vërteta. Këto gjykata kanë konfirmuar rrezikun objektiv që i kanosej këtij aseti strategjik nga tentativa për inkorporimin e strukturave të dyshimta dhe detyrimeve të paautorizuara “offshore”.
Vendimmarrja e fundit e Gjykatës së Lartë nuk përbën një zhvillim normal jurisprudencial, por një paradoks që ngre pikëpyetje thelbësore mbi funksionimin e shtetit të së drejtës. Është juridikisht e pakuptueshme dhe logjikisht e pamundur që një instancë e lartë të injorojë plotësisht një vëllim kaq masiv faktesh dhe të përmbysë një praktikë kaq të konsoliduar, duke disponuar në mënyrë të izoluar vetëm për njërin nga proceset.
Kjo anomali shpjegohet vetëm nga një fakt se ky nuk është një vendim i mbështetur në frymën dhe gërmën e ligjit, por një vendim i paracaktuar. Procesi është zhvilluar në kushtet e një konflikti të hapur dhe të njohur interesi, pasi kryesuesi i trupit gjykues ka raporte të afërta dhe të ngushta me përfaqësuesin ligjor të palës tjetër.
Shoqëria jonë e kishte denoncuar paraprakisht dhe zyrtarisht këtë fakt pranë organeve kompetente të drejtësisë, duke kërkuar garantimin e paanësisë përpara se ky vendim të merrej. Fakti që ky denoncim institucional u shpërfill dhe procesi u dërgua drejt një rezultati të paramenduar, tregon një mungesë të thellë të integritetit profesional dhe procedural në këtë gjykim të veçuar.
“2A Group” sh.p.k. deklaron me vendosmëri se një vendim i tillë i paracaktuar dhe thellësisht i vesuar nuk do të shërbejë si mjet për të legjitimuar asnjë skemë të errët financiare mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Beteja ligjore do të vazhdoje në të gjitha instancat e nevojshme, për të zhbërë këtë absurditet juridik dhe për të mbrojtur këtë aset të rëndësisë kombëtare nga interesat “offshore”.
P.S
Vendimi i gjykates se larte ka te bëjë vetëm me njerën nga masat e sigurimit te padise dhe nuk lidhet me shqyrtim themeli./Dosja.al
TIRANË- Seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tension...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka vijuar replikat me organizatën “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke pranuar kështu ...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka sot mundësinë për të treguar nëse vendimin unifikues për masat e siguris&eu...
Albana Koçiu TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se janë miratuar dy vendime në kuadër të aspira...
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit europian, duke e cil&eu...
Eric Wendt TIRANË- Gjenerali-lejtnant në pension, Eric Wendt pritet të miratohet në Senatin Amerikan si ambasadori i ri amerikan pë...
foto ilustruese KOSOVË- Partitë politike në Kosovë nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fush...
Edi rama TIRANË- Organizata “Reporterët pa Kufij” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirin&e...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë enjte rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka k&eum...
Foto ilustruse AUSTRI- Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull ministres shqiptare të Inteligjencës Artif...