Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, në vend të qëndrimit në burg.
TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë enjte rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg". Rekursi u bë më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ndryshoi pjesërisht praktikën për masën e arrestit në burg.
Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si “garanci pasurore” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, në vend të qëndrimit në burg. Gjykata pritet të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën ose do të lërë në fuqi masën ekzistuese të sigurisë.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.
Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Foto ilustruse AUSTRI- Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull ministres shqiptare të Inteligjencës Artif...
Kryesia e PD TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit duke përmendur dekorimin e Bard...
Kryesia e PD TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se, Partia Demokratike do jetë partia e seksionit në rrafshin o...
Selia PD TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat e t...
SELIA PD TIRANË- Grupi i punës i ngritur më 17 mars 2026 për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipë...
Foto ilustruse Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të ...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar takimin e rradhës me demokratët. Pë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin e Qeverisë për subvencionimin ...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, ndërsa priten edhe ndryshime në sta...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e ndalimit të shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësor...