LIVE UPDATES
Politike

BE-ja thotë se pret proces të drejtë në rastin e drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë  

27 Maj 2026, 17:29 Nga DOSJA

BE-ja thotë se pret proces të drejtë në rastin e

BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e ndalimit të shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Kosovë, të cilat funksionojnë në sistemin e Serbisë. Drejtorët u ndaluan nën dyshimet se kanë ndikuar në vullnetin e lirë të votuesve.

Një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se Misioni për Sundim të Ligjit i bllokut në Kosovë (EULEX) po e monitoron rastin në terren.

“Ne presim që autoritetet e Kosovës të respektojnë dhe të sigurojnë një proces të drejtë ligjor gjatë gjithë procedurës, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare. Kjo nënkupton po ashtu se çdo vendim për paraburgim duhet të jetë i domosdoshëm dhe proporcional”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 maj caktoi një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e institucioneve serbe, me arsyetimin se ekziston rrezik real që të pandehurit, nëse lirohen, mund t’i shmangen përgjegjësisë penale ose ta përsërisin veprën penale.

Të dyshuarit për ndikim në vullnetin e lirë të votuesve u arrestuan më 19 maj me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila, siç ka thënë, ka vepruar sipas detyrës zyrtare pas raportimeve mediale për pretendimet e liderit të partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq se Lista Serbe po ushtron presion dhe po shantazhon mbështetësit e tij.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës që vepron me mbështetjen e autoriteteve në Serbi, e ka dënuar caktimin e paraburgimit për drejtorët e institucioneve serbe dhe ka thënë se bëhet fjalë për “përndjekje dhe frikësim”.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë dhe pothuajse janë të vetmet që kanë mbetur, pasi autoritetet kosovare kanë mbyllur institucione të tjera, duke vlerësuar se ato janë “paralele dhe të paligjshme”.

Ndërkaq, Rashiq, i cili është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka pretenduar se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë larguar nga puna në këto institucione serbe, si dhe se në të ardhmen pritet që edhe rreth 40 persona të tjerë të marrin vendime për largim nga puna vetëm në territorin e komunës së Graçanicës. Lista Serbe i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se Rashiq po përpiqet të “justifikojë” humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë (REL) më 18 maj publikoi dëshmi të disa personave që thanë se janë larguar nga puna sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, por partinë e Rashiqit. Ata kishin punuar për dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit udhëhiqen kryesisht nga anëtarë dhe zyrtarë të Listës Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 7 qershor, ndërsa nga subjektet politike serbe marrin pjesë vetëm Lista Serbe dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Rashiqit. Autoritetet në Kosovë e kanë përshëndetur reagimin e Prokurorisë Themelore lidhur me rastin e drejtorëve, ndërsa zyrtarët e Serbia i kanë cilësuar arrestimet si të motivuara politikisht./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë