Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se rreziku i anulimit të një pjese të fluturimeve gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, e ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e Qeverisë.
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin e Qeverisë për subvencionimin e linjave ajrore drejt destinacioneve të caktuara, duke theksuar se një praktikë e tillë zbatohet nga shumica e shteteve të rajonit dhe më gjerë për të nxitur turizmin dhe për të lehtësuar ardhjen e mërgatës.
Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se rreziku i anulimit të një pjese të fluturimeve gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, e ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e Qeverisë.
Kurti sqaroi se, vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.
Postimi i plotë:
"Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit. Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.
Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë. Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.
Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit. Mërgatë, mirë se vini!", shkruan Kurti./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, ndërsa priten edhe ndryshime në sta...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e ndalimit të shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësor...
Muhamed Veliu dhe Toni Gogu Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Brukseli, ministri i Drejtësisë...
KOSOVË- Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe siguria në rajon ishin temat kyç të takimeve mes krerëve shtet&e...
Dolors Montserrat TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Partive Popullore Evropaine, Dolors Montserrat ka zhvilluar një vizitë...
Foto ilustruese BRUKSEL- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ...
Pamjet BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një “videokartolinë” me pamje nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipër...
Barjam Begaj TIRANË- Barjam Begaj duket se ka vendosur t’i marrë seriozisht të gjitha fetë brenda një jave. Pasi mbylli me s...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria duhet të ndryshojë qasjen ndaj procesit të integrimit europian, duke dekla...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Brukseli propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për një qasje të re ndaj z...