Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërsa pak më shumë se një muaj më parë, Ilir Metës iu refuzua një masë më e butë paraburgimi, megjithëse çështja tashmë është në Gjykatë, hetimi i prokurorisë ka përfunduar dhe gjithçka do të ndodhë në hetimin gjyqësor, pra në sallën e gjyqit. Jo vetëm kaq, por ish–Presidenti që akuzohet për vepra që mund t’i ketë kryer jo më vonë se 7 vjet më parë, e ka të pamundur tashmë të prishë hetimin. Megjithatë, e njëjta gjykatë që nxori vendimin unifikues për lehtësimin e masës arrest me burg, për përdorimin e saj si përjashtim dhe jo si rregull, e la në paraburgim Ilir Metën.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka sot mundësinë për të treguar nëse vendimin unifikues për masat e sigurisë, e mori në funksion të Veliajt apo në funksion të një politike të re penale. Vetëm dy ditë më parë Top Channel, kishte një kronikë të zgjeruar për moszbatimin e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë. Avokatët deklaroheshin se asgjë nuk ka ndryshuar dhe klientët e tyre kanë mbushur paraburgimin.
Ndërsa pak më shumë se një muaj më parë, Ilir Metës iu refuzua një masë më e butë paraburgimi, megjithëse çështja tashmë është në Gjykatë, hetimi i prokurorisë ka përfunduar dhe gjithçka do të ndodhë në hetimin gjyqësor, pra në sallën e gjyqit. Jo vetëm kaq, por ish–Presidenti që akuzohet për vepra që mund t’i ketë kryer jo më vonë se 7 vjet më parë, e ka të pamundur tashmë të prishë hetimin. Megjithatë, e njëjta gjykatë që nxori vendimin unifikues për lehtësimin e masës arrest me burg, për përdorimin e saj si përjashtim dhe jo si rregull, e la në paraburgim Ilir Metën.
Deri këtu është e qartë, se heqja e paraburgimit nuk ishte një vendim serioz i Gjykatës së Lartë, përderisa nuk ka favorizuar askënd deri tani. Madje as Ilir Beqjan që disa ditë më parë, nisur pikërisht nga vendimi unifikues, duke e patur dhe ai çështjen në Gjykatë, kërkoi një masë më të lehtë sigurie.
Në këtë kontekst, është shumë e çuditshme që mediat qeveritare madje çuditërisht dhe disa media të pavarura, oponente me qeverinë, janë turrur për arsye të kuptueshme dhe të pakuptueshme, të kërkojnë daljen e Veliajt sot, pikërisht duke iu referuar vendimit unifikues, i cili nuk është zbatuar për askënd.
Argumenti i vetëm i papërdorur në rastet e sipërpërmendura, që është sjellë në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është se një person i zgjedhur duhet të kthehet në detyrën që i është besuar me votë. Ky argument sigurisht që nuk vlen kur ai është arrestuar pikërisht për shkak të detyrës. Është ajo detyrë që i dha mundësinë të abuzojë, të përdorë influencën dhe të intimidojë më pas, jo vetëm dëshmitarët, por edhe hetuesit e OPGJ, edhe prokurorin e çështjes, derisa, edhe pse i tredhur, SPAK nuk mund të mos kërkonte arrestimin e tij.
Një tjetër argument në disfavor të Veliajt është refuzimi që Gjykata Kushtetuese, i bëri Belinda Ballukut, për masën e sigurisë së pezullimit nga detyra. Megjithëse ish-zëvendëskryeministrja ka dhënë doreheqjen nga të gjitha funksionet qeveritare, Gjykata e rrëzoi kërkesën dhe mbajti masën e kërkuar nga SPAK, me argumentin e intimidimit të dëshmitarëve. Pra, sipas gjykatës së lartë, Belinda Ballukut mund të intimidojë dëshmitarët megjithëse nuk janë më vartës të saj, ndërsa Erion Veliaj nuk mund t’i intimidojë megjithëse i ka vartës dhe është ende në detyrë.
E gjithë zhurma pro Veliajt, që për turpin tonë, është shpërndarë edhe në media të pavarura nga qeveria, tregon se Drejtësia, është tashmë e kapur. Gjykata e Lartë nxori një vendim unifikes për Veliajn, nën presion, nën korrupsion, ose të nxitur nga preferencat politike apo personale, kjo nuk ka rëndësi. Mediat po përfitojnë thelat bujare të Kryetarit të Bashkisë që paguan ndër avokatët më të shtrenjtë në botë dhe askush nuk e pyet, e aq më pak të hetojë, se me çfarë parash e bën këtë, megjithëse kostoja e mbrojtjes shkon më shumë se kostot e shpërdorimeve për të cilat është akuzuar. Paratë e korrupsionit sot duan të nxisin daljen e Erion Veliajt, për ta shndërruar Drejtësinë e kapur në një paçavure, shoqërinë e mpirë në një memece ose propaganduese të gjithçkaje që ka një sponsor të fortë.
Burgosja e padrejtë, nëse do supozohej edhe për Veliajn, nuk ka nevojë për propagandë të sponsorizuar në media qeveritare, opozitare apo të pavarura. Burgosja e padrejtë nuk ka nevojë për presion ndaj Gjykatës dhe si rrjedhim, lirimi nga burgu nuk mund të jetë një rast i veçuar, përkundër të singjashmeve për të cilat tashmë janë marrë vendimet.
Veliaj mund të dalë, të rikthehet në detyrë, të rifillojë fushatën e betonizimit të kryeqytetit që të investojë për korruptimin e figurave publike dhe mediave dhe të shpërndajë kaseta të gatshme. Por kostoja e gjithë kësaj do të jetë shumë e rëndë, nëse ndodh, jo si dhënie e Drejtësisë, por si shkatërrim i saj./Dosja.al
Albana Koçiu TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se janë miratuar dy vendime në kuadër të aspira...
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit europian, duke e cil&eu...
Eric Wendt TIRANË- Gjenerali-lejtnant në pension, Eric Wendt pritet të miratohet në Senatin Amerikan si ambasadori i ri amerikan pë...
foto ilustruese KOSOVË- Partitë politike në Kosovë nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fush...
Edi rama TIRANË- Organizata “Reporterët pa Kufij” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirin&e...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë enjte rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka k&eum...
Foto ilustruse AUSTRI- Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull ministres shqiptare të Inteligjencës Artif...
Kryesia e PD TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit duke përmendur dekorimin e Bard...
Kryesia e PD TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se, Partia Demokratike do jetë partia e seksionit në rrafshin o...
Selia PD TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat e t...