LIVE UPDATES
Politike

Komisioni Evropian përgënjeshtron Ramën për fondet IPARD

Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së. 

3 Dhjetor 2025, 15:53 Nga Dosja
Komisioni Evropian përgënjeshtron Ramën për fondet IPARD
Rama me fermerët

Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së. 

Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.

“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Por ky krahasim është i pasaktë. 

Shqipëria, një rast unik 

Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent. 

“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al

Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.

“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.

Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian. 

Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.

Gënjeshtër e përsëritur
Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion. 

Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale. 

Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.

Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.

Përfundim 

Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë. 

Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian./ Faktoje.al

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë