30 Maj 2024, 10:24
Nga B.Z
Lulzim Basha
TIRANË - Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka folur për komisionin anti-korrupsion që pritet të votohet sot në Kuvend. Pak para nisjes së seancës plenare, në një prononcim për gazetarët Basha e cilësoi komisionin si një manovër elektorale e kryeministrit Rama. Basha tha se PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës, duke thënë se s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin.
“Siç e paralajmërova është e qartë se nuk është gjë tjetër veçse një manovër elektorale. Një komision që nuk është komision, emrat janë përcaktuar, përpjekje për të larë manovrat e kësaj qeverie. Kjo mazhornacë s’ka interes të ndihmojë dhe forcojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrethuar, dobësuar, intimiduar. S’ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse sëdo kishim korrupsionin e Ramës. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamendet tona dhe jemi gati të votojmë për të fuqizuar luftën për korrupsionin.
E njëjta gjë për reformën zgjedhore, jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë tre muaj që kanë ndërprerë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Është e qartë që thelbi në luftën kundër korrupsionit, që është vota e qytetarëve, nuk e duan. Edhe imuniteti i deputetëve. I vetmi hall i tyre ishte amnistia penale, ku nxorën të dënuarit për korrupsion. 10 muaj para zgjedhjeve, PS dhe Rama që bashkuan votat për të liruar të dënuarit për korrupsion, nuk kanë asnjë vullnet për të luftuar korrupsion. PD nuk mund të jetë pjesë e kësaj farse. Aty i kanë amendamentet për kodin zgjedhor, për të ofruar zgjedhje të lira, aty e kanë amendamendin për heqjen e imunitetit.
Ata rrinë duke bërë shfaqje të shtrenjta, duke i marrë miliona euro shqiptarëve, për të bërë qejf. Shqiptarët meritojnë lirinë e votës, barazinë para ligjit, PD e ka propozuar këtë", tha Basha.
lulzim basha ps komision anti korruspion
Politike
30 Maj 2024, 10:18
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në...
Politike
30 Maj 2024, 10:09
M.B
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Teksa pritet të nisë seanca plenare e ditës së sotme, para saj u mblodh Konferenca e Kryetar&...
Politike
30 Maj 2024, 09:26
B.Z
Petrit Vasili
TIRANË - Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion që...
Politike
30 Maj 2024, 08:49
B.Z
Flamur grek dhe shqiptar
GREQI - Prillin e këtij viti, kohë kur debati për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë...
Politike
30 Maj 2024, 08:19
B.Z
Albana Vokshi
TIRANË - Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas incidentit që u regjistrua një ditë më parë në z...
Politike
30 Maj 2024, 08:00
M.B
Kuvendi
TIRANA- Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës n&eum...
Politike
29 Maj 2024, 22:21
r.ll
adea pirdeni
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka prezantuar sot “Paketën ...
Politike
29 Maj 2024, 20:42
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...
Politike
29 Maj 2024, 20:19
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme para mbështetësve të ...
Politike
29 Maj 2024, 19:20
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së PL-së ka folur sërish n...