Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të përbashkët, ku u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja vendet.
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të përbashkët, ku u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja vendet. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj dhe ai i Shqipërisë Klodjan Braho u shprehën se janë të gatshëm për të bashkëpunuar më tej.
“Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. Braho riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi u konfirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja vendet. Delegacioni shqiptar u prit nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Çalaj.
“Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet”, tha Prokuroria kosovare.
Në fund të takimit, të dyja palët pjesëmarrëse ranë dakord se bashkëpunim mes dy prokurorive në fushën e drejtësisë, është një çështje themelore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë kryer operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar në të kaluarën. Më herët bashkëpunimin mes tyre, bëri të mundur goditjen dhe shkatërrimin e një grupi i cili merrej me trafikimin dhe shitjen a armëve të zjarrit.
Në kuadër të kësaj janë arrestuar 14 persona. Personat e arrestuar kryenin shitje dhe transportimim të armëve drejt vendeve te Bashkimit Europian, me qëllim furnizimin e grupeve apo strukturave kriminale. Puna e SPAK-ut në vitet e fundit është mbështetur dhe përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian./Dosja.al
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të pr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nëse prokurorët vijnë në kuvend për të kërkuar heqjen e lirisë s...
Sali Berisha: I bllokon proceset integruese. Absolutisht, i bllokon.Edhe njëherë, nuk ka dyshim, pavarësisht nga përpjekjet që mund t...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Parlamenti është i aneksuar nga qeveria dhe se drejt&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se Parlamenti është i aneksuar nga qeveria dhe se drejtësia po pengohet të vep...
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, si të përfshirë në të g...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi u shpreh se mbledhja e grupit të PS, ishte një test kritik për Shqipërinë...
Albulena Haxhiu Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përsëritur të hënën se beson që dekreti i pre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Belinda Ballukun për punën e bërë në qeveri gjatë kësaj ...