14 Qershor 2025, 19:10
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar dhe shprehur shqetësimin lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit. Kosova u bëri thirrje palëve që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon.
Sipas tyre Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi të enjten se Irani nuk po përmbushte detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore. Qeveria shton se Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe t’i përmbahet detyrimeve të IAEA.
Kosova beson se zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe për të parandaluar pasoja më të gjera rajonale e globale.
“Është thelbësore që jeta e civilëve të mbrohet në çdo rrethanë. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos atyre që ndodhen apo kanë kontakte në rajon, të ushtrojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe ato të autoriteteve vendore ku ndodhen”, thuhet në njoftim.
Qeveria thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare dhe shpreh solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë.
kosova irani
Politike
14 Qershor 2025, 18:16
Samorukov dhe Bushati
TIRANË- Në episodin më të fundit të podcastit Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti për herë...
Politike
14 Qershor 2025, 13:51
r.ll
gjkko
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi sekuestron ndaj tre pasurive të ish-zëvendësk...
Politike
14 Qershor 2025, 13:47
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se qëlimi i tij kryesor është t'ju faktojë shqiptarëve dhe komunitetit nd...
Politike
14 Qershor 2025, 13:37
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama edhe në ditën e zgjedhje organizoi një f...
Politike
14 Qershor 2025, 13:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në konferencën e sotme për mediat pamje që tregojnë aplikimin e ...
Politike
14 Qershor 2025, 13:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat ka publikuar pamje që sip...
Politike
14 Qershor 2025, 12:51
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu. ...
Politike
14 Qershor 2025, 12:07
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklarat&...
Politike
14 Qershor 2025, 09:35
r.ll
christopher hill
SERBI- Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e pr...
Politike
13 Qershor 2025, 22:11
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten...